E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet një shtetas në Lipjan , plagoset një tjetër në Obilic

 

LIPJAN-OBILIC-Të shtënat me armë gjatë mbrëmjes së djeshme kanë lënë një person të vdekur dhe dy të plagosur. Policia komunikon se ngjarjet ndodhën në dy zona të ndryshme në Kosovë. Mbrëmë një shtetas mbeti i vrarë me armë zjarri. Ngjarja ndodhi mbrëmë në fshatin Banullë, komuna e Lipjanit. Policia bën të ditur se viktima është mashkull rreth 55 vjeç. Sipas zëvendës komandantit të stacionit policor në Lipjan, toger Fatmir Limani vrasja është kryer me armë zjarri. Nuk dihen ende motivi dhe autori i krimit.
Ndërkaq po mbrëmë por në fshatin Mirash të Obilicit rreth orës 21:00 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Disa persona që dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në një kompani, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të rojës së objektit duke e plagosur atë . I plagosuri, një shtetas 52 vjeçar, është dërguar për trajtim në QKUK dhe momentalisht gjendja e tij është stabile. Policia është vënë në kërkim të të dyshuarve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›