E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet procesi ndaj Dajtit, mungon gjyqtari Mulkurti



Seanca e radhës ndaj Dritan Dajtit u shty dje për shkak të mungesës së gjyqtarit Idriz Mulkurti. Ky proces ka disa seanca radhazi që nuk po zhvillohet. Herët e tjera janë bërë shkak mungesat e avokatit të Dajtit dhe mungesa e vetë të pandehurit. Dritan Dajti, një prej personazheve të krimit në vend, akuzuar për vrasjen e katër punonjësve të policisë më 7 gusht 2009, nuk pranon të vijë në gjyq. Bashkë me Dajtin janë duke u gjykuar edhe kunati i tij dhe një oficer policie i Komisariatit të Durrësit. Për këta të fundit u kërkua veçimi i çështjes.

Shtyhet sërish “Gërdeci”, mungon gjyqtarja Fatmira Hajdari

Seanca e radhës për procesin e Gërdecit u shty dje për shkak të mungesës së gjyqtares Fatmira Hajdari. Dëshmitarëve iu komunikua se seanca e radhës do të zhvillohej të hënën. Dëshmitarët kanë tri herë radhazi që paraqiten në Gjykatë për të dëshmuar. Kryesuesi i trupit gjykues u shpreh se gjyqtarja nuk ishte prezente për arsye objektive. Tragjedia e Gërdecit po gjykohet në Gjykatën e Tiranës. Dosja ka plot 29 të pandehur, shumica ish-ushtarakë dhe 3 drejtues të fabrikës së demontimit të armëve janë të vetmit në arrest. Tragjedia e Gërdecit ishte më e rënda që ka goditur vendin tonë vitet e fundit. Vetëm 15 kilometra nga Tirana shpërtheu një fabrikë ku demontoheshin armë duke shkaktuar 26 të vdekur, mbi 300 të plagosur dhe dhjetëra banesa e biznese të shkatërruara.

15 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›