E Diel, 1 Nëntor 2026

ILO, rezolutë për shfrytëzimin e fëmijëve në punë

Rezoluta me e fundit e Organizates Nderkombetare te Punes, ILO, kërkon nga te gjitha vendet qe te luftojne fenomenin e punes se femijeve. Kjo rezolute u miratua pas nje konference disa ditore, me perfaqesues nga te gjitha vendet, pasi situata eshte teper shqetësuese, edhe si pasoje e krizes financiare. Te dhenat me te fundit tregojne se aktualisht ne bote ka rreth 215 milione femije qe punojne e nga te cilet 115 milione jane te perfshire ne pune te rrezikshme per jeten.

"215 milione femije nga te cilet, 115 milione jane te perfshire ne pune te rrezikshme. Femije qe punojne ne kushte te papershtatshme dhe te rrezikshme per shendetin e tyre. Femije qe perfshihen ne procese trafikimi, prostitucioni, por dhe per qellime te tjera ka shume praktika ku femijet shiten apo jepen borxh, per te shlyer borxhet e familjes", thote Etleva Vertopi, menaxhere e programit kombëtar te punes.

Vendi yne thote specialistja, nuk ka patur shifra zyrtare per punen e femijeve, por ne fillim te kësaj vjeshte do te jete gati studimi i pare, qe do te jape te dhena per punen e femijeve ne Shqiperi. "Nuk ka patur der me sot te dhena per perfshirjen e femijeve ne bujqesi, apo ne sektore te rendesishem dhe te veshtire sic jane minierat, industria, sherbimet", vijon ajo. Aktualisht studimi eshte ne fazen e mbledhjes se te dhenave te cilat pritet te jene gati ne fund te muajit dhe jane marre ne pyetje mbi 8000 familje te zonave te ndryshme te vendit.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›