E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet rikthimi për Tiago Silvën

Edhe pas analizave të hollësishme, nuk dihet ende lloji i dëmtimit në kofshën e djathtë për qendërmbrojtësin brazilian.
Në këtë periudhë skuadra e Leonardos ka nevojë të ketë në përbërje lojtarë cilësorë, por për momentin nuk mund të mbështetet te shërbimet e mbrojtësit brazilian.
Rikthimi i Silvës në fushën e lojës nuk ka një datë të përcaktuar, pasi nuk dihet ende shkaku i dëmtimit dhe si pasojë nuk dihet me saktësi koha e nevojshme për riaftësimin e tij.
Në fakt, analizat e para nuk parashikonin një kohë të gjatë rikuperimi, megjithatë, nuk bëhet fjalë për një kontraktim të zakonshëm muskuli. Prandaj, nevojitet kohë për të kuptuar plotësisht problemin. Të paktën deri në nërprerjen e kampionatit për ndeshjet e kombëtareve, Tiago Silva nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Leonardo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›