Erdogan: Njohja e pavarësisë së Kosovës, stabilitet në rajon
Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar nga New York-u se njohja e shpejtë e pavarësisë së Kosovës ka qenë në të mirë të gjithë rajonit të Ballkanit. "Njohja e shpejtë e shtetit më të ri të pavarur të Europes, është dhe mbetet faktor thelbësor për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor", ka pohuar Erdogan.
Deklaratën e tij, Erdogan e bëri pas një takimi me kryeministrin shqiptar Sali Berisha, me të cilin ndau mendime të njëjta përsa i përket çështjes së Kosovës.
Deklaratën e tij, Erdogan e bëri pas një takimi me kryeministrin shqiptar Sali Berisha, me të cilin ndau mendime të njëjta përsa i përket çështjes së Kosovës.