E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE, 103 milionë euro ndihmë për Kosovën

Komisioni Evropian dhe qeveria e Kosovës kanë nënshkruar një marrëveshje prej 103 milionë eurosh, e cila do të ndihmojë në zhvillimin social dhe ekonomik të Kosovës. Marrëveshja u nënshkrua nga përfaqësuesi i zyrës së KE në Prishtine, Renco Davidi dhe kryeministri Hashim Thaçi.
Kryeministri Thaçi ka deklaruar se kjo ndihmë do të shkojë për sektorët që kanë prioritet, si gjyqësori, administrata publike, zhvillimi ekonomik dhe shëndetësia.
Ndërsa përfaqësuesi i zyrës së KE-së në Prishtinë Davidi, nga ana e tij theksoi se kjo ndihmë synon përmirësimin e jetës së përditshme të popullit të Kosovës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›