E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shtyhet seanca e dosjes “5D”, në GJKKO mungoi Redi Molla dhe avokatët

Seanca e planifikuar për këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme lidhur me dosjen “5D” u shty, pasi mungoi i pandehuri Redi Molla dhe avokatët e tij.

Redi Molla tashmë është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi togat e zeza vendosën ta nxirrnin nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore.

Njëri nga avokatët mungoi për shkak të problemeve shëndetësore të një familjari ndërsa avokati tjetër kishte informuar gjykatën se s’mund të paraqitej për arsye shëndetësore.

Seanca e radhës u caktua më 10 dhjetor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›