Spiropali dhe Osmani nderojnë 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Shkodër

Pasditen e sotme (27 nëntor), Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të presë në Shkodër Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për të marrë pjesë në “Sofrën e Pavarësisë”, në ceremoninë për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Spiropali dhe Osmani do të mbajnë fjalët e tyre përshëndetëse në Sheshin “Nënë Tereza”. Pas ceremonisë, ministrja dhe Presidentja e Kosovës do të bashkohen me Kryetarin e Bashkisë, Benet Beci, për koncertin festiv të organizuar nga Bashkia Shkodër.
/rtsh.al/