U la në detyrë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, Veliaj i drejtohet Kushtetueses për masën e arrestit

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e vendosjes së masës “arrest me burg”.
Mbrojtja e Veliajt pretendon se masa është disproporcionale dhe për këtë arsye i është drejtuar Kushtetueses për ta shqyrtuar.
Kërkesa vjen pasi trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë e gjeti të padrejtë vendimin për shkarkimin e Veliajt nga Këshilli i Ministrave, duke e lënë atë në detyrë si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e Qeverisë për shkarkimin e Erion Veliaj si kryetar i Bashkisë së Tiranës, me argumentin se procedura e shkarkimit, nuk i garantoi Veliajt proces të rregullt ligjor. Erion
Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Ai akuzohet për përfshirje në disa raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës.
/rtsh.al/