Shtyhet seanca e të akuzuarve për terrorizëm në SHBA
Shtyhet për javën tjetër seanca për shtatë të akuzuarit për terrorizëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mes të cilëve edhe një kosovar me emrin Hysen Sherifi.
Avokatet e të akuzuarve kanë kërkuar më shumë kohë në mënyrë që të përgatiten më mirë. Në seancën dëgjimore pritet që prokurorët federalë të paraqesin fakte, duke ftuar edhe agjentë të FBI-së të dëshmojnë për akuzat ndaj grupit. Prokuroria duhet t'i dëshmojë gjykatës se personat e arrestuar janë të rrezikshëm.