Spanjë, dy vatra zjarri jashtë kontrollit
Dy vatra të fuqishme zjarresh vazhdojnë të jenë ende jashtë kontrollit në provincat spanjolle Avila dhe Saragoza, ku gjatë dy ditëve të fundit janë djegur më shumë se 7 mijë hektarë tokë dhe kanë humbur jetën dy persona, njoftuan sot mediat spanjolle.
Një zjarr i fuqishëm po shkatërron luginën e Tiatarit, në jug të Avilas, ku deri tani ka djegur 5 mijë hektarë tokë dhe ndërkohë ka shkaktuar vdekjen e një banori të zonës dhe të një zjarrfikësi. Për shuarjen e zjarreve janë aktivizuar edhe 15 mjete ajrore.
Ndërsa në Saragoza, zjarri që nisi dje në zonën e Jaulin deri tani ka djegur 1500 hektarë tokë dhe ndërkohë të paktën 200 persona janë evakuar. Bilanci i të vdekurve për shkak të zjarreve në Spanjë këtë vit është tepër tragjik, ku 11 persona kanë humbur jetën, nëntë prej të cilëve ishin zjarrfikës.