E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO/ Shefer largohet zyrtarisht nga detyra

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, u largua sot zyrtarisht nga detyra pas 5 vjet e gjysëm në krye të aleancës. Pasardhësi i tij, ish kryeministri danez, Anders Fogh Rasmussen, fillon zyrtarisht detyrën të hënën. Udhëheqësit e NATO-s e zgjodhën ish kryeministrin danez për postin e Sekretarit të Përgjithshëm gjatë takimit të tyre të nivelit të lartë në muajin prill.
Ish shefi i NATO-s ka thënë se pasardhësi i tij, ish kryeministri danez, Rasmussen, trashëgon një aleancë që duhet të bëjë ndryshime për t'iu përshtatur sfidave të shekullit 21.
Kritikët thonë se operacionet e NATO-s në Afganistan kanë nxjerrë në dritë të metat e aleancës, si mungesa e vullnetit të duhur politik mes vendeve anëtare, koordimi i varfër logjistik, dhe mungesa e një strukture komande kompakte. Vështirësitë e NATO-s në Afganistan nuk janë vetëm ushtarake, por edhe diplomatike e praktike.
I shkatërruar nga luftrat prej dekadash, ky vend duhet rindërtuar.
"Suksesi i vërtetë në Afganistan kërkon rindërtimin civil, që nuk e garanton NATO-ja, por që duhet ta sigurojnë të tjerët. Në se këta aktorë të tjerë nuk angazhohen, as NATO-ja nuk mund të ketë sukses. Me pak fjalë, suksesi i NATO-varet gjithnjë e më shumë nga faktorë, që nuk janë nën kontrollin e aleancës".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›