E Martë, 3 Nëntor 2026

Shtyhet seanca ndaj 4 adoleshentëve! Tensione në sallën e gjyqit

Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të 4 adoleshentëve të Gramshit, të cilët vranë me thikë bashkëmoshatarin Fatjon Bici.

Seanca u shty pasi nuk u plotësua trupi gjykues prej 3 gjyqtarësh. Gjithashtu mbrojtja ka kërkuar refuzimin e gjykimit të shkurtuar dhe pritet që gjykata ta rishqyrtojë gjykimin e shkurtuar.

Në sallën e gjyqit sot ka pasur tensione mes familjarëve. Gjendja familjarëve të viktimës 15-vjeçare është rënduar për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në 16 maj të vitit të kaluar, ku një sherr i nisur në rrjetet sociale mes disa adoleshentëve në Gramsh, solli vdekjen e 15-vjeçari Fatjon Bici dhe plagosjen e bashkëmoshatarit Marko Liçi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›