Rikthimi nje kenge per dramen qe me burgosi kenget
E zhdukur nga skena per dy dekada Alida Hisku rigjen veten dhe shfaqet para artdashesve me kengen e saj. Kete here larg fansave te dikurshem por shume afer stilit dhe melodise se saj. Teksa rrefen per albumin Kthimi te realizuar kohet e fundit ne France e te mirepritur nga publiku ajo ka deshire te paraqese nje permbledhje te shkurter te veshtiresive nga jeta ne emigracion.
Albumi Kthimi
Heshtaja e gjate divorci me skenen nuk ishte zgjedhja ime. Me goditjen e regjimit mu vra rinia mu vra jeta mu vra familja mu vra karriera mu vra shpirti. Por jo pafundesisht. Jam e lumtur qe me ne fund u rigrita. Madje u ringjita dhe ne skene por
ne nje vend tjeter ne nje vend te huaj pas shume e shume veshtiresive. Aty mbrita duke marre rrugen e kurbetit e vetmuar e divorcuar nga bashkeshorti e braktisur nga shoqeria. Drejt nje rruge te panjohur me dy foshnja ne duar pa ditur gjuhe te huaj pa patur asnje mbeshtetje arrita te integrohem te normalizoj jeten dhe ti kthehem hobit te dikurshem muzikes. I besova vetes fuqive te mija dhe munda tja dal mbane. Mu dha shansi e punova me nje djale te talentuar nga Tirana qe jeton ne France. Ne pak kohe pergatitem nje album te bukur dhe shume te vecante me 10 kenge te reja e me nje titull domethenes-Kthimi. Duhej te kthehesha aty ku e kisha lene dhe u ktheva. U ktheva me nje buqete kengesh dhe me shume kujtime te trishta per andrallat e se kaluares. U ktheva te percjelle te fansat kengen per dramen qe me burgosi kenget e rinise...
Kodra e dashurise
Te kjo koder dashurie e pushtuar me mundime e sfilitje te jashtezakonshme kur kujtoj te djeshmen me shfaqen para syve castet kur u nisa drejt Tokes se premtuar. Ishte fillimi i viteve 90. Kishim kaluar Qafen e Thanen dhe prisnim te kalonte maunja per te na cuar ne boten e lire. Binte bore e bente ftohte. Mami kam uri me thoshte djali i vogel Albini ne ate kohe kater vjec. Mami kam frike ketej nuk ka drita qante Aldi 10 vjec. Do tu coje mami ne nje vend me shume drita e me shume lodra i qetsoja duke i afruar prane gjoksit. Dhe bera ceshte e mundur tia dilja mbane. Fati me ne fund kishte qene me ne. Aldi ka mbaruar nje shkolle profesionale dhe punon ne fabrike. shte martuar me nje vajze gjermane dhe ka dy vajza gjashte dhe kater vjece. Djali tjeter Albi ka mbaruar studimet e larta per menexher biznesi por eshte dhe kompozitor e kengetar i talentuar. Ka bere disa koncerte. Sakaq ushtrohet me sukses ne aktrim. Prej dy vjetesh vazhdon te jete aktori kryesor i nje seriali televiziv gjerman. Ketu ne Gjermani jam bere nene per here te trete me nje vajze. Quhet Alina dhe thone se ma ka keputur koken fare. Ka ze te mrekullushme dhe kendon me sy mbyllur si une dikur. Pra ndjehem e plotesuar si nene por tashme edhe si gjyshe. Kjo fale nder te tjera kontributit te bashkeshortit Thomas Keune i cili i ka vene supet sic themi ne shqiptaret pergjegesise se familjes dhe me mbeshtet pa u lodhur ne fushen e kenges. Emri i mire i tij si mjek okulist ketu ne Gjermani eshte pjese e krenarise se familjes...
Melodi Rain
Ketu ne dhe te huaj kur je vetvetja nuk ndjehesh e huaj. Ca me teper kur ofron dashuri respekt e solidaritet vellazeror. Para dy vjetesh krijova ketu ne Gjermani nje grup muzikor dhe e pagezova me emrin Melodi Rain. Jemi pese kengetare nga pese kontinente te ndryshme qe bejme pjese ne te. Programi qe shfaqim per artdashesit eshte nje udhetim me muzike ne te kater anet e globit. Gjithkush nga ne sjellin ne koncert melodine dhe kulturen muzikore te kontinetit te vet. Fakti qe na mirepresin na ben optimist. Per mua eshte kenaqesi e vecant qe ritmet shqiptare duartrokiten nxehtesisht mes nje mozaiku kengesh te huaja. Kjo me ben te ndjehem mire e mos ti rresht perpjekjet.
Duhet pa tjeter me e angazhu vehten sepse ke vdeke pa mbyll syte. Kjo nuk jam une. U kam thene djemve qe kur te vdes te mi lene syte hapurse edhe e vdekur dua te shikoj boten si ndryshon.