Apeli Almir Rrapo te esktradohet ne SHBA
TIRANE-Gjykata e Apelit vendosi sot te lere ne fuqi vendimin per ekstradimin e Almir Rrapos ish-zyrtar i Ministrise se Jashtme qe akuzohet nga drejtesia amerikane per nje sere veprash penale. Nje prej veprave penale per te cilen do gjykohet Rrapo ne SHBA ligji amerikan parashikon denim me vdekje. Avokati i Rrapos njofton se do coje ceshtjen ne Strasburg.
Ne seancen e sotme te Apelit avokati mbrojtes Ardian Visha kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare e cila u shpreh per ekstradimin e tij drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes nen pretendimin se mungon garancia per moszbatimin e denimit me vdekje nese i akuzuari shpallet fajtor ne Amerike.
Ajo cka prisnim nga gjyqesori sot ishte te tregohej dinjitet dhe te mos shkeleshin te drejtat e nejriut kete ata nuk e bene.
Ne nuk e parashikojme denimin me vdekje dhe per kete duhet te kishte favorizim tha Visha per mediat pas seances se Apelit.
Ish sekretari i Ministrise se Jashtme Almir Rrapo u arrestua me 2 korrik per akuza te renda te kryera ne kuader te nje organizate kriminale ne SHBA qe drejtohej nga vellezerit Krasniqi.
Rrapo u arrestua ne ambientet e Ambasades Amerikane ne Tirane ku ishte paraqitur per tu pajisur me vize pasi ndaj tij ishte firmosur nje urdher arresti nga autoritetet amerikane. Ne baze te ligjit nese Apeli vendos lejimin e ekstradimit Almir Rrapo u dorezohet autoriteteve amerikane brenda dhjete ditesh.
Visha theksoi sot se ezkiston nje urdher i Gjykates se Strasburgut qe urdheron qeverine te mos e dorezoje menjehere te kerkuarin nga drejtesia e SHBA-se derisa te kete nje vendim prej saj pasi se shpejti Rrapo me ane te avokatit pritet ti drejtohet Strasburgut.
d.b/BalkanWeb