E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martin Parr, ekspozitë fotografike nё Galeri

Fotografi anglez Martin Parr vjen nё njё ekspozitё personale nё Galerinё Kombёtare tё Arteve. Ai sjell njё ekspozitё tё pёrbёrё nga tre cikle, ku nё tё parin pёrfshihet cikli “Albania 1990”. Parr i ka shkrepur kёto foto “Albania 1990-tё”, ku ai viziton pёr herё tё parё Shqipёrinё. Nё atё kohё siç shprehet Parr, kishte rёnё muri i Berlinit dhe nё Shqipёri akoma ishte sistemi komunist.
 

Cikli i dytё ёshtё” Comon Sense”, ku ai ka sjellё njё sёrë imazhesh tё fokusuara mbi detajet, tё cilat sjellin botёn moderne perёndimore me tё cilёt jemi familjarizuar kaq shumё. Pjesa e tretё e ekspozitёs titullohet “Small World”, botё e vogёl, ku Martin Parr me studimin e tij tё vazhdueshёm mbi turizmin global tregon se si imazhi i njё vendpushimi tё famshёm ёshtё shpesh nё kontradiktё me realitetin.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›