E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet sërish procesi ndaj Tymoshenkos

Një gjykatë në Karkiv, në Ukrainën lindore, sërish ka shtyrë procesin gjyqësor nën akuzat për evazion fiskal kundër ish-kryeministres, Yulia Tymoshenko.

Tymoshenko, që po e vuan dënimin shtatë-vjeçar në një rast tjetër të abuzimit të detyrës zyrtare, iu ka kërkuar autoriteteve që t’ia lejojnë shmangien nga procesi për shkaqe shëndetësore.

Prokurorët iu propozuan të martën gjykatësve që Tymoshenko të lejohet të marrë pjesë në proces përmes një video-linku.

Por avokatët e Tymoshenkos hodhën poshtë idenë.

Gjykatësi Konstantin Sadivski tha se duhet më shumë kohë për të vendosur për këtë çështje dhe ka caktuar seancën tjetër dëgjimore më 14 gusht.

Kjo është hera e dytë që shtyhet procesi gjyqësor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›