E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja meritoi më shumë

Mesfushori spanjoll Juan Mata insiston se ‘Stuhia e Kuqe’ ka merituar më shumë, pas eliminimit nga turneu i futbollit në Olimpiadë. Spanjollët ishin favoritë për titull, por u eliminuan nga faza e grupeve, pas humbjeve nga Japonia e Hondurasi, me rezultat identik 1:0.

“Faleminderit për mbështetjen. Është për të të ardhur keq, besoj se ky ekip meritoi më shumë. Duhet të mësojmë dhe të ngritemi, nga humbjes. Tash duhet ta zhvillojmë ndeshjen e fundit me profesionalizëm”, ka shkruar mesfushori spanjoll në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.

Mesfushori i Chelseas ishte njëri prej tre futbollistëve mbi 23 vjeç në Olimpiadë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›