E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe opera të shtrëngojë rripin

Me kërkesë të Ministrisë austriake të Financave, masat e kursimit është detyruar t’i aplikojë edhe Opera e njohur e Vjenës.

Sipas drejtorit të Operës, Franz Welser-Mostt, kjo është hera e parë në histori që një ministër i financave të vendit të detyrojë Operën që të kursejë, sepse ky institucion për Austrinë paraqet njëlloj shenjtërie kombëtare.

"Do të duhej që, nëse është e mundur – gjë kjo që nuk është e realizueshme - të kursejmë 10 milionë euro”, sqaroi Welser-Mostt në një intervistë për televizionin austriak ATV, derisa bëri të ditur se këtë gjë nga ai e ka kërkuar ministrja e Financave, Maria Fekter.

"Nuk më është sqaruar si ta realizoj këtë gjë. Opera e Vjenës është një institucion që gjithnjë është udhëhequr në mënyrë efikase. Më duket se kjë punë tani po dënohet”, tha tutje ai.

Ministrja Fekter nuk i ka komentuar ende deklaratat e Welser-Mostt, por këtë e ka bërë ministrja e Kulturës, Claudia Schmidt. Ajo ka theksuar se ulja e buxhetit për “teatrot e shtetit”, përfshirë këtu edhe Operën e Vjenës, aq së vjen në konsiderim.

Deri më tani Opera e Vjenës nga autoritetet federale përfitonte 56.4 milionë euro të buxhetit të saj bazë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›