E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet shqyrtimi i ligjit te imigracionit ne Senatin amerikan

Masa e debatueshme per reformimin e imigracionit do tu jepte dhjetra-mijera imigranteve te paligjshem ne moshe te re nje shans per te fituar nje status te ligjshem duke hyre ne universitet apo ne ushtri. Projekt-ligji quhet Ligji per Zhvillimin Lehtesimin dhe Arsimin e te huajve ose Dream Act.

Yves Gomez eshte student ne shtetin e Merilendit por mund ti duhet te ike nga vendi.

Gomez eshte nje nga mijera imigrantet e rinj i rritur ne Shtetet e Bashkuara dhe qe studiojne tani ne universitetet amerikane. Ai eshte student i mire por po ben perpjekje qe te shmange deportimin ne Indi vend nga i cili iku me prinderit e tij qe kur ishte 14 muajsh. Prinderit e tij u deportuan para me shume se nje viti.

Nese kthehem ne Indi do te me dukej sikur gjithcka do te ishte e pavlere sepse ketu te pakten jam ne gjendje te shkoj ne universitet.

Emigracioni eshte nje ceshtje shume e debatuar ne Shtetet e Bashkuara me rreth 11 milione imigrante te paligjshem ne vend. Nje element i debatit jane qindra-mijera imigrante te paligjshem qe kane ardhur ne Shtetet e Bashkuara para moshes 16 vjecare. Projekt-ligji i njohur si Dream Act u jep atyre nje shans qe te behen banore te ligjshem nese bejne dy vjet universitet apo hyjne ne ushtri.

Milani Shvarc nje studente me prirje politike konservatore ne Universitetin e Teksasit shpjegon se ose disa amerikane e kundershtojne kete projekt-ligj.

Ne mendojme se eshte e padrejte qe studentet qe jane imigrante te paligjshem te perfitojne nga nje proces i shpejte per shtetesisne ndersa njerez qe kane ardhur ketu ne rruge te ligjshme nuk do ti kishin te njejtat mundesi.

Edhe Xhon Fir analist ne Qendren per Studime te Imigracionit ne Uashington eshte kunder projekt-ligjit. Ai shqetesohet per pasojat e tij tek ekonomia.

Ne Shtetet e Bashkuara papunesia eshte e larte. Dhe ka shume imigrante te ligjshem qe jane ketu dhe kane nevoje per ato vende pune.

Por perkrahesit e Dream Act thone se imigrantet e arsimuar do ta ndihmonin ekonomine. Raul Hinohosa eshte analist per studimet e imigracionit ne Universitetin e Kalifornise ne Los Angeles.

Po te mos lejohen te kontribuojne ne ekonomi i gjithe investimi financiar qe kemi bere per keta te rinj do te shkonte dem por pervec kesaj do te humbnim triliona dollare vlere qe ata jane te gatshem te kontribuojne ne ekonomi.

Pikerisht kete do qe te beje Iv Gomez te mbaroje shkollen dhe te behet mjek. Ao thote se pa Dream Act endrrat e shume studenteve do te humbasin.

Ata studiojne ne Harvard ne Universitetin e Kalifornise ne universitetet me te mira dhe te gjithe kane te ardhme te shkelqyer mirepo atyre u thuhet qe te kthehen ne vendin e tyre nje vend qe ata as qe e njohin.

Lizeth Kinones erdhi ne Shtetet e Bashkuara nga Kolumbia kur ishte 10 vjec. Tani pas 14 vjetesh ajo po diplomohet per shkenca kompjuterike por shqetesohet se mund te mos gjeje nje pune te mire per shkak te statusit si imigrante e paligjshme.

Asnjehere nuk mund te vendos se cfare do bej pas nje jave sepse nuk jam e sigurt nese pas nje jave do te zgjohem ne burg apo ne Kolumbi.

Dream Act nuk eshte miratuar ne Kongres qe kur u propozua para 10 vjetesh. Tani afati po skadon edhe per tu miratuar kete vit dhe republikanet e opozites kane kercenuar ta bllokojne. Iv Gomez shpreson qe kjo te mos ndodhe. Ai do qe te mund te perfundoje studimet dhe te behet shtetas amerikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›