Qeveria Berluskoni ne prag te votebesimit

Kryeministri italian Silvio Berluskoni tha se qendrueshmeria politike eshte e nevojshme ne mesin e nje krize politike. Ai i beri komentet gjate nje fjalimi ne parlament ne prag te votbesimit per qeverine qe pritet te zhvillohet neser.
Parlamenti italian filloi nje debat dyditesh i cili do te mbyllet neser me nje votebesim ne te dyja dhomat. Zoti Berluskoni perballet me votebesimin pas prishjes dramatike me ish-aleatin e tij te ngushte Xhanfranko Fini bashkethemeluesin e partise se qendres se djathte Njerezit e Lirise. Zoti Fini u largua nga koalicioni veren e kaluar.
Duke folur sot ne Senat kryeministri italian tha se do ta kuptonte arsyen e nje votebesimi nese opozita do te ishte e sigurt ne besimin se kjo mund te conte ne formimin e nje shumice te re por nuk e kuptoj argumentin e atyre qe duan te nisin patjeter nje krize.
Zoti Berluskoni u beri thirrje ligjvenesve te tregohen politikisht te pergjegjshem dhe ti japin perseri besimin qeverise se tij. Rreziqet per qeverine e tij jane me te medha ne Dhomen e Deputeteve ku percarja eshte e tille qe mund te mos i jape atij shumicen.
Ne nje krize politike secili mendon per veten sepse ata nuk mendojne per Italine por vetem per veten. E njejta gje edhe me Berlusconin thote Roberto banor i Romes.
Votimi i neserm pritet te jete me rezultat mjaft te ngushte prandaj zoti Berluskoni po perpiqet te binde ligjvenesit e pavendosur gje qe eshte bere shkak per akuza lidhur me shitblerje votash.
Zoti Fini tha dje se kryeministri Berluskoni synon te kapet pas pushtetit vetem e vetem per tju shmangur gjyqeve per kundravajtje penale qe lidhen me bizneset e tij. Por zoti Berluskoni parashikon se do te fitoje