Vezhguesit Zgjedhjet e qeta por me parregullsi
Partite politike ne Kosove kane ngritur nje varg shqetesimesh per parregullsi ne zgjedhjet e djeshme parlamentare. Ankesat kryesore te partive kane te bejne me votimet ne dy komunat e rajonit te Drenices Drenas dhe Skenderaj qe tradicionalisht njihen si mbeshtetese te Partise Demokratike te Kosoves.
Shqetesimin e tyre per parregullsite posacerisht ne keto dy komuna i kane shprehur edhe vezhguesit e parlamentit Evropian dhe te Rrjetit Evropian per Vezhgimin e Zgjedhjeve ENEMO. Raportuesja e Parlamentit Evropian Ulrike Lunacek tha se eshte ne duart e institucioneve qe te deshmojne transparence lidhur me kete rast dhe parregullsite e tjera te shfaqura gjate ketyre zgjedhjeve.
Presim qe te ndiqen procedurat dhe ankesat te merren seriozisht dhe Paneli i ankesave te vendose per zhvillimet e metejme. Ne presim transparence tha zonja Lunacek e mbeshtetur nga eurodeputetja Doris Pack e cila kerkoi edhe veprime ndaj atyre qe kane lejuar parregullsite dhe sic tha denimin e tyre nese eshte e nevojshme.
Ndersa Jelko Kacin anetar i delegacionit te vezhguesve te Parlamentit Evropian tha se parregullsite po trashegohen nga e kaluara.
Fatkeqesisht gjerat e tilla kane ndodhur edhe nje vit me pare por fatkeqesisht autoret nuk jane ndjekur. Ky eshte deshtim i shtetit ligjor te Kosoves dhe demet anesore jane serish te dukshme tha eurodeputeti Kacin duke bere thirrje per veprime qe do te shmangnin problemet e tilla ne te ardhmen.
Ndersa Zlatko Vujovic nga Rrjeti evropian i vezhguesve tha se partite politike duhet te ndjekin rrugen ligjore per shqyrtimin e ankesave te tyre.
Ne u bejme thirrje autoriteteve qe te shfrytezojne mjetet ligjore jo vetem per vendime administrative sic eshte rinumerimi por edhe por po ashtu per te shfrytezuar gjithe mundesite ligjore per te vene autoret pra drejtesise per te siguruar vendosjen e sundimit te ligjit tha ai.
Por me gjithe problemet e shfaqura vezhguesit thane se dita e zgjedhjeve pergjithesisht e organizuar mire me nje numer te mire votuesish eshte inkurajues per zhvillimin e vazhdueshem demokratik te Kosoves.
Dy komuna me mashtrime te qarta nuk mund te vene ne hije tere procesin tha eurodeputetja Doris Pack sipas se ciles procesi eshte zhvilluar ne nje atmosfere te qete.
Anetaret e delegacionit nenvizuan pjesemarrjen e rritur te komunitetit Serb te Kosoves si shenje e angazhimit te metejme ne institucionet e vendit. Por ata shprehen keqardhjen per faktin se serbet ne veriun e Kosoves refuzuan te shfrytezojne mundesine te ushtrojne te drejtat e tyre demokratike.