Lëv u lejon lojtarëve 'shthurje', cigare, seks dhe birra, sekreti i Gjermanisë
GJERMANI- Cigare, seks dhe birra, por në një mënyrë të moderuar. Kështu shkruante dje tabloidi gjerman “Bild” në lidhje me rregullat e vendosura nga trajneri Joakim Lëv ndaj futbollistëve për kampionatin europian që do të startojë ditën e nesërme. Tekniku i Gjermanisë do t’u lejojë lojtarëve të takojnë gratë, Fëmijët dhe të dashurat një ditë pas ndeshjes, gjatë 23 ditëve të Europianit. Po ashtu, vera dhe birra do të
jenë të lejuara, por pa e tepruar.
E njëjta gjë edhe për cigaret, ndonëse në kombëtaren gjermane portieri Tim Vise është i vetmi që pi duhan në një mënyrë të moderuar. Ndërkohë, liberalizmi i Lëv shtrihet edhe për internetin. Futbollistët do ta kenë të lejuar të navigojnë nëpër faqe të ndryshme interneti apo në rrjetet sociale, por pa zbuluar asgjë sa i përket taktikës dhe pa ofenduar futbollistët kundërshtarë. Për daljet në botën reale, kufizimet janë pak më të forta. Kurrë më larg se një orë nga hoteli dhe përpara orës 23. Sa për veshjen, lojtarëve do t’u komunikohet çdo mëngjes se çfarë të veshin.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)