"Presidenti", Kuvendi vendos sot për datën e raundit III
TIRANË- Kuvendi do të vendosë në seancën plenare të ditës së sotme nëse raundi i tretë i votimit për presidentin e ri do të zhvillohet më datën 8, 10 ose 11 qershor.
Pas mbylljes pa rezultat të raundit të dytë të votimit më 4 qershor në Kuvend, Konferenca e Kryetarëve u mblodh për të caktuar datën e raundit të tretë për zgjedhjen e Kreut të shtetit.
Shumica e anëtarëve në konferencë mbështetën propozimin që raundi i tretë të zhvillohet të premten, më 8 qershor. Por, ky propozim nuk u mbështet nga anëtarët e opozitës, të cilët propozuan dy data të tjera për këtë raund, ditën e diel, më 10 qershor, ora 10:00 ose ditën e hënë, më datë 11 qershor.
Për mungesë konsensusi, Konferenca vendosi që zgjedhja e njërit prej këtyre propozimeve të bëhet sipas Rregullores së Kuvendit, në seancën e ardhshme plenare.
Kuvendi ka konsumuar deri tani dy, nga pesë raundet e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, ndërkohë që në konkurrimin për garën presidenciale nuk është paraqitur asnjë kandidat zyrtar.
Një ditë para caktimit të datës së raundit të tretë nuk duket se ka një përpjekje nga palët për arritjen e një marrëveshje.
Në nisje të garës presidenciale në Kuvend më 30 maj, maxhoranca propozoi kandidaturën e gjyqtarit Xhezair Zaganjori, e cila u refuzua nga opozita, pasi e konsideroi 'të njëanshme'.
(d.b/BalkanWeb)