Autori i atentatit: “S’desha ta vras 9-vjeçarin, nuk qëlloj mbi gra e fëmijë”
KURBIN- Po, unë qëllova në pritë ndaj makinës që drejtohej nga 62-vjeçari Muharrem Llani. Nuk e dija se në automjet ndodhej një fëmijë dhe nëna e tij. Jam shumë i tronditur nga vdekja e 9-vjeçarit”. Kështu ka deklaruar dje në polici, Vladimir Shkreta, i cili pasditen e së martës vrau në pritë të miturin I. Llani dhe plagosi rëndë xhaxhain e këtij të fundit. Gjatë marrjes në pyetje, 33-vjeçari nga fshati Shpërdhet i rrethit të Kurbinit është shprehur se nuk do të qëllonte kurrë mbi gra e fëmijë dhe se në shënjestër kishte dy
vëllezërit Llani, të cilët të hënën e kanë rrahur barbarisht atë dhe vëllain e tij.
Ai ka treguar me detaje sesi kishte vendosur të hakmerrej ndaj babait dhe xhaxhait të 9-vjeçarit. Ndërkohë, policia e Kurbinit po punon
intensivisht për arrestimin e Altin Shkretës, vëllait të Vladimirit.
ARRESTIMI
Në orët e vona të mbrëmjes të së martës, efektivat e Komisariatit të Policisë së Laçit arrestuan njërin nga dy autorët e atentatit, ku mbeti i vrarë një fëmijë 9 vjeç dhe u plagos rëndë xhaxhai I këtij të fundit. Vladimir Shkreta ishte në banesën e tij, kur uniformat blu i kërkuan që të dorëzohej. 33- vjeçari i është bindur thirrjes së policisë. Në momentin e arrestimit, Shkretës i është gjetur një automatik, i cili dyshohet se është përdorur në vrasjen e ndodhur në vendin e quajtur Fushë-Mamurras. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e familjes Shkreta, blutë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 3 armë të tjera zjarri.
DESHMIA
Pas vënies në pranga, 33- vjeçari Shkreta është marrë në pyetje nga hetuesit e çështjes. Ai ka pranuar autorësinë e vrasjes së 9-vjeçarit dhe të plagosjes së bashkëfshatarit të tij, Muharrem Llani. Sipas Vladimir Shkretës, gjithçka ndodhi për faj të vëllezërve Llani, ndaj të cilëve mori hak. Ndërkaq, Shkreta ka thënë se është i tronditur dhe nuk i fal vetes që i mori jetën një fëmije. “Unë nuk qëlloj mbi gra dhe fëmijë. Nuk e dija se në makinë ndodhej 9- vjeçari dhe nëna e tij. Po ta dija një gjë të tillë, nuk do të qëlloja kurrë drejt makinës”, - ka pohuar 33-vjeçari. Ai ka sqaruar se si e kishte organizuar pritën ndaj Llanajt.
“Vëllezërit Llanaj na ranë në qafë duke na rrahur në qendër të Mamurrasit. Nuk mund t’ua falja këtë. Unë kisha informacion se Muharrem Llani dhe vëllai i tij do udhëtonin me makinë nga Mamurrasi në Shpërdhet, ndaj zura pritë buzë rrugës, në një vend ku aksi është shumë i amortizuar. Sapo u afrua makina tip “Volksvagen” qëllova me breshëri duke ditur gjithnjë se aty ndodheshin dy vëllezërit Llanaj. Nuk e dija se në automjet ishte kunata e Muharremit dhe djali i saj i mitur. E përsëris, nuk jam burrë që vras gra dhe fëmijë”, - është shprehur Vladimir Shkreta.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)