Shtypi anglez në delir: “Era Hamilton”
Nga Altin Latifi
Euforia ka përfshirë të gjithë shtypin anglez pas fitores së titullit botëror nga Ljuis Hamilton. Përqafimi i tij me bukuroshen Nikol ka qenë fotoja e ditës, ndërsa fundi i garës së Brazilit quhet “Xhiroja e Zotave”. Ndërkohë, Hamilton dhe familja e tij kanë festuar për gjithë natën në një nga lokalet e San Paolos.
ANGLI- Anglia ka përjetuar një ditë madhështie dhe euforie kombëtare, teksa djaloshi i saj Ljuis Hamilton është shpallur kampion bote në Formula 1. Të gjitha gazetat dhe revistat britanike janë hapur me triumin e pilotit të MekLaren, që u bë kampioni më i ri i këtij sporti, vetëm 23 vjeç. Në Angli është që tani Ljuis Mania. Imazhi i tij në përqafimin me të fejuarën Nikol Sherzinger, këngëtaren e Pussycat Dolls, ka qenë fotoja e ditës. “Daily Ekspres” e quan Zemër Luani Ljuis, ndërsa Daily Star shkruan me të madhe fjalët e Hamilton pas garës: Nuk e dija se kisha fituar. Times dhe Daily Mail flasin për xhiron e Zotave, një huazim nga kënga e Kuin për të shpjeguar xhiron dramatike në fund. Daily Telegraph dhe Guardian e quajnë fillimin e erës Hamilton, teksa ekspertët shpjegojnë se ai do të bëhet më i madh se Devid Bekham dhe më i pasur se Majkëll Shumaker. Aq sa Daily Mail nuk ngurron ta quajë Njeriu i 100 milionë stërlinave. Megjithatë, mungoi vetëm pak që festa të kthehej në një dramë, teksa The Independent vbë në dukje kthesën e fundit. “Daily Sport” shkruan se më fund bukuroshja Nikol do të ketë mundësi të festojë siç duhet me të dashurin e saj, duke qenë se Hamilton kohët e fundit kishte qëndruar paksa larg për shkak se kërkonte të ishte i përqendruar për garën. Dhe në fakt, festa e parë është zhvilluar në një night club në San Paolo, ku Hamilton e ka gdhirë së bashku me të fejuarën Nikol dhe me familjen e tij. (a.r/balkanweb)