E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryesuesit e Tiranës ndalen në kryeqytet nga Besa

Tiranë (Start)- Kavajasit kanë arritur të ndalin Tiranën në përballjen e tyre për javën e nëntë të Superligës. Barazimi 1-1 në “Qemal Stafa” i jep të drejtën verdhezinjve të shpallin ambiciet e tyre për titullin.

Besa është e para që kalon në avantazh në minutën e 62-të, me një gol me kokë të Mancakut. Me këtë gol mbyllet dhe pjesa e parë. Fillimi i të dytës do ta gjejë Tiranën më kërkuese, e cila në të 62’ gjen barazimin me të rikthyerin Sefa. Lojtari i Tiranës e dërgon topin me kokë në rrjetë, pas një krosimi të mesfushorit të përfaqësueses, Ansi Agolli.

Tek tifozët në stadium, ndeshja ka qenë mjaft e tensionuar që nga fillimi i saj. Tifozeritë respektive kanë lëshuar sharje të ndërsjellta, ku kulmi arrin në minutat e fundit. Tifozët e Tiranës që ndodheshin në tribunën kryesore, godasin me shishe plastike trajnerin Daja, i cili po protestonte tek gjyqtari për një faull. Kjo ka sjellë edhe reagimin e një prej lojtarëve të stolit të Besës, i cili i ka "larë" hakun tifozëve duke i goditur edhe ai me shishe. Ndërhyrja e policisë ka qetësuar situatën, e cila është e padenjë për këto dy ekipe elitare të futbollit tonë.

Me këtë pikë Tirana ruan vendin e parë, e ndjekur nga Dinamo kampione me tre pikë më pak. Besa ndodhet në vendin e pestë me 15 pikë. Javën e ardhshme Besa do të këtë një ndeshje të lehtë me Partizanin në Kavajë, ndërsa Tirana do të ndeshet në “Ruzhdi Bizhuta” me Elbasanin e një mijë problemeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›