Armatosja verbale e te dyja paleve shoqerohet nga ngurtesimi i pozicioneve

Kriza e Kosoves zgjerohet e titullon gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung artikullin kushtuar konfliktit te fundit kosovaro- serb per kontrollin e pjeses veriore. Qeverite e Serbise dhe Kosoves fajesojne njera tjetren se duan te nxisin luften shkruan gazeta duke cituar ministrin serb per Kosoven Goran Bogdanovic te kete thene se kryeministri kosovar Hashim Thaci kerkon te fuse Beogradin ne lufte nderkohe qe per agjensine Beta nje keshilltar per politiken e jashtme te qeverise kosovare ka thene se Beogradi perpiqet qe ti marre Kosoves nje pjese te territorit te saj.
Armatosja verbale e te dyja paleve shoqerohet nga ngurtesimi i pozicioneve te te dyja paleve. Diten e merkure BE dhe KFOR i bene te dyja paleve nje propozim per kompromis sipas te cilit punonjesit kosovare ne te dy pikat kufitare Jarinje dhe Brnjak te jene nga pakica serbe. Si kompensim demonstruesit serbe duhet te largohen nga te dyja rruget. Transporti i mallrave nga Serbia vazhdon te mbetet i ndaluar vetem automjetet personale dhe autobuzet mund te kalojne kufirin. Ne muajin shtator Beogradi dhe Prishtina duhet te fillojne bisedimet per njohjen reciproke te vulave doganore me synimin e dhenies fund te kufizimit te qarkullimit te mallrave shkruan gazeta e cila shpjegon me tej ngjarjet e dites se marte dhe te merkure gjate te cilave qindra demonstrues serbe dolen ne barrikada. Autokolona e komandatit te KFOR-it Buumlhler u bllokua 20 minuta duke iu penguar vazhdimi i udhetimit. Ne veri te Kosoves jane bere te dukshme pasojat e embargos kosovare shkruan FAZ.
Gazeta Tagesspiegel boton nje interviste me komandantin e Kfor-it Erhard Buumlhler ne te cilen ai flet per shkaqet e konfliktit aktual. Sipas komandantit gjerman hapesira e veriut te Kosoves ne te cilin mungon sundimi i ligjit eshte lene per nje kohe te gjate ne fatin e vet. Buumlhleri pershendet vendimin e NATO-s per shtimin e trupave ne Kosove jo per shkallezim te gjendjes por per te patur thjesht me shume trupa. Momentalisht te gjithe jane te tensionuar thote komandanti i cili mendon se me prej shume kohe eshte lejuar qe ne ate zone te krijohen struktura radikale kriminele me perberje multietnike si kosovaro-shqiptare ashtu edhe kosovare-serbe. Keto struktura duan te mbajne pushtetin lufta behet per para dhe jane ata qe bejne ligjin ne veri. Jane ata qe drejtojne forca te armatosura qe i paguajne keto forca dhe marrin peng popullsine civile te veriut e cila kerkon paqe thote komandanti i Kfor-it Erhard Buumlhler per gazeten gjermane Der Tagespiegel.
Autor faztsp/ Aida Cama
Redaktoi Auron Dodi