Jo afrim ne mbrojtjen raketore por megjithate dialog konstruktiv NATO- Rusi

Patem nje dialog konstruktiv deklaroi Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen. Ai eshte optimist qe edhe ne ceshtjet ku vazhdojne te ekzistojne dallime do te gjendet zgjidhje Nga njera ane ne kemi lene pas nje rruge te gjate nga Lisbona ne Soci. Dhe mund ta veshtrojme me optimizem te madh rrugen para nesh. Shume fjale i kemi kthyer ne vepra. Dhe kemi ende shume per te bere.
Mirekuptim per palen tjeter por jo afrim
Qe ne krye u be e qarte se nuk do te bihej dakord brenda nates per nje sistem te perbashket te mbrojtjes raketore. Shpresa ime eshte qe te takohemi ne me pak se nje vit ne takimin e nivelit te larte te NATO-s ne Cikago dhe qe deri atehere te kemi rene dakord per nje sistem te mbrojtjes raketore i cili ta beje me efektiv mbrojtjen e territorit te NATO-s dhe te Rusise.
Ne saje te takimit te se henes 04.07. pozicionet jane me te qarta tha Rasmusseni. Dhe megjithe mirekuptimin per argumentat e pales tjeter - sukses ne ceshtjen qendrore se cpamje mund te kishte nje mbrojtje e ardhshme raketore nuk pati. Rusia e sheh veten ne rrezik per shkak te planeve te ekuilibrit strategjik te NATO-s.
Bildunterschrift Sergej Lawrow minister i Jashtem rusDhe NATO-ja vazhdon ta refuzoje propozimin e Rusise tha ministri i Jashtem i Rusise Sergej Lavrov Nuk eshte ndonje sekret qe nuk mundem te biem dakord per nje ndarje sektoriale. Partneret tane te NATO-s thone qe duhet tu pergjigjen detyrimeve. Se ata nuk mund ta percjellin tek te tjere pergjegjesine reciproke per mbrojtje.
Asnje afrim edhe ne ceshtjen e Libise
Edhe ne ceshtjen e Libise te dyja palet nuk u afruan me njera-tjetren. Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Rasmussen theksoi pa u lodhur se angazhimi i NATO-s eshte ne perputhje me rezolutat e OKB-se. Ministri i Jashtem Lavrov e beri te qarte se ai mendon ndryshe. Ai kerkoi dhenien fund te dhunes dhe kthimin ne tryezen e negociatave.
Te dyja palet e pershendeten shprehimisht takimin tripalesh midis Rasmussenit presidentit te Afrikes se Jugut Jacob Zuma dhe presidentit te Rusise Dmitri Medvedjev qe u krye ne kuader te Keshillit NATO-Rusi. Qene zhvilluar biseda te rendesishme u tha.
Te gjitha palet thane se bazat per nje partneritet strategjik tashme jane vendosur Se fundi u kryen manovra te perbashketa ushtarake dhe bashkepunimi ne Afganistan ne lufte kunder terrorizmit ecen mire. Dialogu midis NATO-s dhe Rusise duhet te vazhdoje. Ky eshte mesazhi i Socit.
Autor Christina Nagel/ Auron Dodi
Redaktoi Elert Ajazaj