Parlamenti vendos krijimin e nje komisioni hetimor parlamentar per shkaqet e trazirave te dhunshme

E diela nisi me nje angazhim dinamik te diplomateve perendimore te akredituar ne Tirane qe palet ti japin fund retorikes konfliktuale dhe te rinisin dialogun. Por ne oret e mbremjes u mbyll me qendrime qe i vendosen edhe me larg maxhorancen dhe opoziten sa i takon gjykimeve dhe vleresime per demonstraten e 21 janarit ne Tirane. Gjithashtu duke mbajtur pezull dhe procesin e hetimit te episodeve te dhunshme te asaj demonstrate antiqeveritare ku mbeten te vrare tre qytetare si dhe u plagosen dhe lenduan dhjetera te tjere mes tyre dhe efektiva te rendit.
Thirrjes per zhvillimin e seances se jashtezakonshme te parlamentit ne mbremjen e se dieles ju pergjigjen vetem deputetet e maxhorances. Ata gjate diskutimit e pershkruan demostraten si tentative per puc institucional si nje aksion opozitar per marrjen e pushtetit me dhune. Kryeministri Sali Berisha duke iu kthyer asaj qe ndodhi te premten perballe zyrave te qeverise ka fajesuar prokuroren e republikes Ina Rama se ka leshuar urdhera te jashteligjshem per ndalimin e 6 gardisteve. Sipas kryeministrit ky akt i prokurorise e ben kete institucion te njeanshem. Madje ai u shpreh dhe per bashkepunim mes Ina Rames dhe Edi Rames ne hetime. Kreu i qeverise ka shigjetuar per mosaktivizim ne kryerjen e detyres dhe Sherbimin Informativ Kombetar. Te gjithe e dinin se po pergatiteshin trazira nepermjet demonstrates vetem SHIK-u nuk e dinte tha kryeministri.
Gjithe agjencite e huaja mike kishin shprehur shqetesimin e tyre per ecurine. Me date 20 janar me shkrese zyrtare SHIK-u dergon zero te dhena per policine e shtetit. fare e shurdhoi cfare e verboi cfarei mbylli syte dhe cfare i mbylli veshet ketij Sherbimi Kjo eshte pune e tij por eshte dhe pune e shtetit.
Per kete arsye kryeministri tha se ishte e domosdoshme qe nga ana e parlamentit te kishte nje hetim te plote mbi angazhimin e institucioneve para dhe gjate demonstrates se opozites. Komisioni hetimor sipas maxhorances nuk do te kishte ne fokus hetimet qe po kryente prokuroria e republikes. Ndaj dhe e votoi ate me 73 vota te aq deputeteve sa ndodheshin ne salle. Gjithashtu maxhoranca votoi dhe nje rezolute ku denohej dhuna e ushtruar ndaj forcave te rendit dhe institucioneve gjate aktivitetit te opozites te premten e kaluar. Ne qender te kritikave dhe akuzave si dhe shkaktarin kryesor te trazirave e humbjen e jetes te tre qytetareve maxhoranca vuri shefin e opozites Edi Rama. Sipas saj gjithcka ishte tentive per puc institucional per arritjen e objektivit te marrjes se pushtetit me dhune.
Por nderkohe qe vijonte seanca plenare shefi i opozites Rama nga selia e PS-se fajesoi qeverine per dhunen qe ishte ushtruar ndaj protestuesve. Aii quajti si precedent te rrezikshem per demokracine sulmet qe beheshin ndaj prokurorise. Rama denoi mosekzekutimin nga policia te urdher arrestit per 6 gardistet te cilet i quajti fajtore te drejteperdrejte per vrasjen e tre demonstruesve dhe te plagosurve te tjere pasditen e se premtes. Akuzat ndaj opozites Edi Rama i vleresoi si nje propagande te pushtetit per te demotivuar opoziten dhe kauzen e saj. Ne do te vijojme protesten tone pavaresisht kercenimeve te pushtetit tha Rama
Une jam ne kete beteje bashke me te tjere. Per te cuar perpara nje ender te marre peng. ndren e Shqiperise evropiane. Per te cuar perpara nje beteje qe populli nuk do ta lere pergjysme. Betejen per nje Shqiperi ku mund te votohet lirisht ku vota numerohet ndershmerisht ku qeveria varet nga populli dhe jo populli nga qeveria.
Opozita ka lajmeruar te premten me date 28 janar mbajtjen e nje demonstrate ne bulevardin qendror te Tiranes sipas saj per te kujtuar tre te vraret ne fundjaven e kaluar. Kurse maxhoranca ka shtyre per diten e shtune nje miting paqesor me qytetare nga i gjithe vendi qe do te zhvillohet po ne kryeqytet me moton Kunder dhunes.
Autor Arben Muka
Redaktoi Elert Ajazaj