E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eto U kerkoj ndjese te gjitheve

Tri dite pas asaj qe beri ne Verone Samuel Eto duket se ka kuptuar rendesine e ngjarjes. Ish-sulmuesi i Barces u kerkoi falje dje te gjithe atyre qe dashurojne kete loje. Ne nje komunikate zyrtare te shperndare nga menaxheri i tij sulmuesi nga Kameruni ka kerkuar falje per ate goditje me koke qe i dha mbrojtesit te Kievos Sezar ne te 37 minute te pjeses se pare. Ky gjest qe nuk u vu re nga arbitri kryesor i kushtoi shume sulmuesit me ngjyre. Ish-sulmuesi i Barcelones nuk do te zbrese ne fushat e Serise A per tri ndeshje me radhe. Dua qe tu kerkoj ndjese te gjithe atyre personave qe u ofenduan dhe u shokuan nga gjesti qe bera une te dielen ne Verona - lexohej ne komunikate. - Une u kerkoj ndjese te gjithe protagonisteve te asaj ndeshjeje arbitrit qe nuk me pa pasi isha larg tifozeve te Interit dhe te gjithe atyre qe duan futbollin. Une i kerkoj ndjese edhe trajnerit dhe shokeve te mi pasi po i le te vetem per tri ndeshje ne Serine A. Ne fund dua qe ti kerkoj ndjese edhe presidentit Masimo Morati qe gjithmone ka pasur shume besim tek une. Keto fjale te Etose mund ta ndihmojne shume Interin. Shoqeria zikalter ka vendosur qe te apeloje vendimin e disiplines sportive ne Itali dhe me pendimin e lojtarit mund te marre dicka me shume.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›