E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtypi ne gjuhen gjermane me tema per Shqiperine dhe Kosoven

Neue Zrcher Zeitung komenton qendrimin ndaj raportit te Dick Marty-t

Per krimet e permendura ne raportin e Dick Marty-t deri sot askush nuk eshte vene para pergjegjesise. shte e kuptueshme qe udheheqja kosovare nuk ka asnje interes ne nje sqarim te plote te krimeve te Ushtrise lirimtare dhe kapitujve te erret te themelimit te shtetit. Nuk behet fjale vetem per mizorite qe jane kryer kunder serbeve. Jane vrare edhe kundershtare politike para se gjithash perkrahes te ish-presidentit te moderuar Ibrahim Rrugova. Nese zbehen mitet per UK-ne dhe peson krisje imazhi i saj historik per te cilin jane kujdesur trashegimtaret politike te Ushtrise lirimtare lideret e sotem e para se gjithash Thaci humbasin nje pjese te legjitimitetit te tyre. Me shqetesuese eshte se edhe fuqite perendimore dhe mbrojtesit e huaj kane pasur te njejtin qendrim serbet ishin te keqijte shqiptaret te miret kaq e thjeshte ishte. UK ishte ne luften e Kosoves nje aleate e Nato-s. Perendimi mbylli syte me bujari ndaj gabimeve te saj. Ish udheheqesit e UK-se te cilet nxituan te zevendesojne uniformat ushtarake me kostume te fisme dhe qoshkat ku fshiheshin me vila luksoze konsideroheshin garante te rendit te pasluftes.

Disa ne Perendim druheshin se ne rast destabilizimi te Kosoves mund te behej me e forte thirrja per nje bashkim me Shqiperine me pasoja shkaterrimtare per Maqedonine me pakicen e saj shqiptare. Por ky nuk ka qene asnjehere nje rrezik real por me shume nje justifikim. Per vite me radhe objektivi i stabilitetit te Kosoves eshte vendosur mbi parimet e drejtesise. Ky konkluzion i Marty-t eshte i drejte. Tani kjo duhet te ndryshoje. Nje perpunim i krimeve te UK-se do te hidhte padyshim dritehije edhe mbi protektoret e huaj. Kjo nuk e ben me te lehte detyren.

Akuzat e ngritura kunder Thacit kane shkaktuar nje shtrengim radhesh mes shqiptareve ne Ballkan pertej kufijve shteterore. Trashegimnia e UK-se mbrohet kudo. Ne refuzimin e raportit te Marty-t jane madje me nje qendrim edhe dy kampet politike ne Shqiperi te cilet luftojne hidhur njeri-tjetrin qe prej ndryshimit 20 vjet me pare. Thuajse te gjithe shqiptaret i shohin akuzat si nje komplot serbo-rus qe kane si objektiv minimin e pavaresise se shtetit kosovar.

Politikanet ne Shqiperi ashtu si shqiptaret e Kosoves duhet te perballen me te kaluaren. Te paret me totalitarizmin e Enver Hoxhes dhe te dytet me krimet e luftes te UCK-se. Ky eshte kusht per nje shtet te vertete ligjor. Por tek te dy palet mbizoteron konfrontimi dhe jo kerkimi i debatit politik. Askush nuk e mohon se serbet ne Kosove kane kryer krime. Mbetet te shpresohet qe raporti i Marty-t te behet shkas qe me ne fund edhe shqiptaret e Kosoves te perballen me historine e tyre te re. shkruan Neue Zrcher Zeitung.

Nen titullin ndrra te thyera gazeta Frankfurter Allgemeine komenton ne numrin e sotem 27.01. trazirat e fundit ne Tirane.

Tani pak dite pas trazirave Tirana eshte po aq shumengjyreshe dhe kaotike si me pare. Jo vetem sepse shqiptaret jane tejngopur me dhunen politike. Atyre thjesht u ka ardhur ne maje te hundes nje politike e cila ezaurohet vetem ne luften e thjeshte per pushtet e cila asnjehere nuk ka mundur te clirohet nga dyshimi i pergjithshem per korrupsion. Nuk duroj me fare asnje politikan thote nje studente rruges per ne universitet dhe kjo vlen per pjesen me te madhe te shokeve dhe shoqeve te saj. Prinderit e saj te premten paten reaguar me panik ndaj pamjeve nga trazirat ne televizor. Politika ne Shqiperi eshte e demshme per njerezit me tension te larte. Por megjithe ctensionimin neper rruge nuk ka asnje levizje mes fronteve te ngurtesuara mes dy partive te medha demokrateve te Berishes dhe socialisteve te Rames. Versionet e tyre per ngjarjet e se premtes ndryshojne aq thelbesisht sa mund te mendosh se nuk behet fjale per te njejtin vend.

Vezhguesit nderkombetare tregojne se ne te vertete rreth 300 demonstrues i jane kundervene policise por akuzen e Berishes per puc e konsiderojne te tepruar. Synimi i Rames destabilizimi i qeverise dhe zgjedhjet e reja te detyruara eshte i qarte dhe ai perpiqet ta arrije ate me ndihmen e opinionit publik nderkombetar. Ajo qe demtohet nga lufta e papajtueshme te dy burrave te forte eshte shpresa e shqiptareve per nje evropianizim te shpejte te vendit te tyre. Pese vjet me radhe jam angazhuar plotesisht per arritjen e ketij objektivi thote nje diplomate shqiptare tani me duket se endrra ime eshte thyer. shkruan Frankfurter Allegemeine Zeitung.

Autor NZZ / FAZ / pershtati Eliana Xhani

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›