E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet linja e trafikimit te motoreve te cilindrates se larte nga Italia

Skuadra e antitrafikut ka zbuluar një linjë të vjedhjes në itali të motorrëve luksozë dhe trafikimin e më pas shitjen e tyre në Tiranë. Policia arrestoi 2 persona dhe sekuestroi 4 motorrë me vlerë mbi 50 mijë euro.

Ardian Zhegu e Besnik Hoxhallari janë arrestuar, ndërsa Shuaip Elezaj, personi i cili I ka sjellë motorrët nga Italia është shpallur në kërkim.

Skuadra e antitrafikut e Policisë së Tiranës e kodoi “Montimi” operacionin policor që zbuloi linjën e trafikimit dhe shitjes së motorrëve të vjedhur jashtë vendit.

4 motorët e sekuestruar me vlerë mbi 50 mijë euro ndodhen në oborrin e drejtorisë së policisë së Tiranës.

Ndërkaq janë njoftuar autoritet policore italiane për kthimin e tyre pronarëve, të cilëve iu janë vjedhur në Itali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›