SHBA: Turqia nuk duhej të përjashtonte ushtrinë izraelite nga stërvitja
Departamenti amerikan i Shtetit shprehu keqardhjen për përjashtimin e Izraelit nga manovrat e përbashkëta ajrore që duhej të zhvilloheshin këtë javë në Turqi, duke e cilësuar këtë vendim si të papërshtatshëm nga ana e diplomacisë turke.
"Ne mendojmë se është e papërshtatshme që një vend të përjashtohet në minutën e fundit nga një manovër ushtarake,"- deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Philip Crowley.
Manovrat ajrore me emrin "Shqiponja e Anadollit" u shtynë për një kohë të pacaktuar. Ato duhej të zhvilloheshin duke nisur nga dita e hënë në Turqi me pjesëmarrjen e ushtrisë së SHBA-së si dhe të Izraelit. Por diçka e tillë nuk ndodhi.
Sipas Washingtonit, ishte pala turke ajo që mori iniciativën e shtyrjes.
Zëvendëskryeministri izraelit, Sylvan Shalom i kërkoi pas ngjarjes Ankarasë zyrtare që të japë një arsye të fortë se përse ndodhi një vendim i tillë i minutës së fundit.