E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyrja e tretë për premierën Kush ka frikë nga Virxhinia Woolf"

Tiranë, 20 nëntor NOA - Dhe telashet skanë të sosur. Premiera e parë e sezonit në Teatër Kombëtar (kur po mbaron muaji nëntor) ka pësuar shtyrjen e saj të tretë.

E lajmëruar për shfaqjen e saj në  datat 13 nëntor, pastaj  21 nëntor..ka pësuar edhe shtyrjen e saj të tretë që po mendohet se po i afrohet përfundimit të nëntorit. Ndoshta e treta..e vërteta! Kush ka frikë nga Virxhinia Woolf  e dramaturgut amerikan Edward Albee, pritet të jetë gati në javën e fundit  të muajit nëntor.

Probleme shëndetësore të aktoreve kryesore  (që konfirmohen nga burime të brendshme të institucionit si të pashmangshme), kanë rrezikuar daljen e  saj në skenë sipas afateve të njoftuara kohë më parë.

Nuk është aspak serioze mosprononcimi i zyrës së shtypit në këtë institucion për shtyrjet e pafundme të kësaj premiere.

Por peripecitë e saj ndoshta filluan që me largimin e dy aktorëve kryesorë Ndriçim Xhepa dhe Luiza Xhuvani, që u zëvendësuan nga Viktor Zhusti dhe Eva Alikaj, kjo e fundit edhe me një kontratë të nënshkruar me këtë institucion teatror.

Aktorë të tjerë që interpretojnë krahas tyre janë Eftiola Laçka  (mësohet se ajo është shkaku i shtyrjes së tretë të premierës) dhe Helidon Fino.

Kjo vepër vjen në skenën e Teatrit Kombëtar  shqipëruar nga Gjergj Peçi dhe në konceptin e regjisorit të ri, Kushtrim Bekteshi, për të cilin ky është bashkëpunimi i parë me Teatrin Kombëtar .

Për regjisorin Bekteshi, kjo dramë e Edward Albee është një nga dramat më të mira të shekullit XX, pasi ajo flet për familjen e për gruan, për pozitat e saj, për konfliktet dhe iluzionet. Kjo pjesë është vënë në shumë skena të botës dhe dallohet për karakteret e saj specifike.

m.s/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›