Koalicioni qeverisës në Kosovë ia hedh krizës, rikonfirmohet aleanca PDK-LDK

Prishtinë, 21 nëntor, NOA Ndërçi politik që kaploi dje qeverisjen dhe politikën në tërësi të shtetit të Kosovës, duket se është zgjidhur dhe tashmë gjërat do të funksionojnë si më parë.
Lajmi i mirë mbërriti nga Prishtina zyrtare, ku është rikonfirmuar sërish koalicioni qeverisës mes Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, megjithë qëndrimet kundërthënëse të dy netëve më parë.
Partia Demokratike e Kosovës nga ana e saj deklaroi zyrtarisht se ajo mbetet fuqimisht e përkushtuar për stabilitetin funksional të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës dhe procesin e shtet ndërtimit.
Ndërsa Lidhja Demokratike të Kosovës deklaroi nga ana e saj tha përmes një deklaratae zyrtare se ajo ka si synim parësor qëndrueshmërinë e vendit.
Koalicioni qeverisës në Kosovë mes PDK dhe LDK u komentua të ishte në rrezik, pasi thuhej se LDK kishte lidhur koalicion me partitë e tjera për në balotazh dhe PDK mesa duket, nuk u duk e kënaqur nga një veprim i tillë.
Lajmi u pasua nga një atmosfere paqëndrueshmërie politike në Kosovëk, e cila u thellua edhe më shumë nga një deklaratë e PDK-së, e cila citonte konkretisht se
pas konstatimit të shkeljeve së marrëveshjes së koalicionit nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ajo kishte vendosur që të rishqyrtonte ose të riformatinte koalicionin qeverisës në nivel qendror.
Por gjithçka është mbyllur pa lejuar prishjen e koalicionit e duke bërë që të nisë një ditë e mbarë për zhvillimet politike në shtetin më të ri të botës.
n.e/NOA