E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyrja e seances zbardhen debatet Topalli-Dokle

Konferenca e Kryetareve. PS Te planifikohet debati ne Kuvend

Kuvendi del serish kunder Partise Socialiste per shtyrjen e seances se Parlamentit dhe strategjine e te majtes per menaxhimin e permbytjeve ne veri. Administrata e Parlamentit ka zbardhur te gjithe procesverbalin e mbledhjes se Konferences se Kryetareve me 6 dhjetor ku eshte diskutuar edhe shtyrja e seances plenare. Ne fakt Konferenca e Kryetareve ka pasur si diskutim ne rendin e dites kerkesen e PS-se per komisionin hetimor por gjate debateve eshte diskutuar edhe ceshtja e shtyrjes se seances parlamentare. Zyra e shtypit te Kuvendit ka vene ne dijeni se kryetari i PS-se

sic e ka zakon edhe kesaj radhe nuk ka sjelle ne Kuvend asnje oferte asnje dokument apo shkrese sic e parashikojne procedurat parlamentare dhe Rregullorja e Kuvendit ne lidhje me situaten e fatkeqesise natyrore. Per rrjedhoje ne Kuvend nuk ka asgje per te diskutuar lidhur me kete kerkese te Partise Socialiste.

Ne Konferencen e fundit te Kryetareve eshte diskutuar dhe rene dakord paraprakisht per mundesine e shtyrjes se seances se dites se enjte per shkak te situates se fatkeqesise natyrore. Sipas administrates se Kuvendit ne Konferencen e Kryetareve ishin te pranishem perfaqesuesit e Partise Socialiste Namik Dokle dhe Saimir Tahiri te cilet duke iu referuar procesverbalit te zbardhur nga Kuvendi kane dhene mirekuptimin e tyre per mundesine e shtyrjes se Seances Plenare.

Konferenca e Kryetareve

Konferenca e Kryetareve e dates 6 dhjetor kishte si axhende ditore shqyrtimin e kerkeses se nje grupi prej mbi 35 deputetesh me objekt ngritjen e nje komisioni hetimor per hetimin e shkeljeve te ligjit ne pergatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve per Kuvendin ne qershor 2009. Nese do te vendoset diten e enjte te mos kete seance une do tju ve ne dijeni eshte shprehur Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Reagimi i zv/kryetarit te grupit parlamentar socialist Saimir Tahiri sipas procesverbalit te zbardhur nga Kuvendi ishte se Eumlshte mire qe ne ta parashikojme ne kalendar. Nese ndjek fatin e ligjeve te tjera te parashikuara per ate dite kjo eshte gje tjeter. Ne te bejme parashikimin. Nenkryetari i Kuvendit Namik Dokle ka shtuar se nese nuk votohet asgje e shtyjme edhe kete votim. Por ama duhet ta parashikojme. Ketij qendrimi Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli i eshte pergjigjur duke folur ne emrin e saj personal dhe si deputete e Shkodres. Mos me shihni si Kryetare. Kjo eshte nje kerkese qe perseritet prej dy vjetesh e ju e keni sjelle ne daten 2 dhjetor. Mendoj se ka disa gjera ne kete kerkese qe duhen shqyrtuar mire megjithese ky eshte mendimi im personal e nuk e di se si do te vendose grupi parlamentar. Prandaj kerkesa do kohen e saj per tu shqyrtuar. Une nuk besoj se do te kem kohe per tu marre me te. Por nuk mund te diskutohet ne seance kur une nuk jam ne seance e kur shume ministra nuk jane ne seance. E mira eshte te mbetemi serioz. Une nuk e di nese do te behet te enjten seance. Kam gjithe vullnetin qe seanca te zhvillohet por nuk mendoj se do te votohet pasi shumica e deputeteve jane ne terren tha Topalli. Mes fjalive te dy deputeteve socialiste prezent ne Konferencen e Kryetareve ne procesverbalin qe ka servirur dje per mediat administrata e Kuvendit gjenden te shkruara se deputeti Dokle eshte shprehur se nese situata eshte aq e rende sa ne te mos zhvillojme seance te enjten ne jemi dakord. Sipas procesverbalit mesohet se deputeti Tahiri ka thene se Ne rast se eshte ceshtje domosdoshmerie per ta shtyre seancen per shkak te situates emergjente dhe angazhimeve te deputeteve besoj se do te gjeni konsensus te plote edhe ne Konference edhe nga Grupi Parlamentar per te mos zhvilluar seance fare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›