Eduard Selami dhe pretendenti i fronit
Kur Lega Zogu zbriti ne Rinas ne vitin 1997 ai u prit si mbret. Ai clironte te njerezit shpresen e cila kishte humbur bashke me parate e fajdeve. Madje ka nga ata qe besojne ende sot se referendumi per monarkine qe u zhvillua njekohesisht me zgjedhjet parlamentare te 29 qershorit fitoi. Asokohe legalistet treguan tufa fletesh votimi te gjetura rrugeve per te cilat thane se ishin pro monarkise. Ne kerkimin e tepruar te se drejtes Leka Zogu e la veten te manipulohet dhe me 3 korrik 1997 u shfaq perpara KQZ-se me pistolete ne brez. Ne turmen qe e pasonte kishte me shume demokrate se legaliste. Por politikisht ai e dogji veten dhe zhgenjeu edhe ata njerez me arsye te shendoshe qe kishin pare tek ai frymen perendimore per te cilen kishte nevoje politika shqiptare.
Ne permasa me te vogla shume me te vogla por megjithate ne fokusin e kamerave dhe te fotoaparateve trembedhjete vjet pas rikthimit te palavdishem te Leka Zogut rikthimi i Eduard Selamit po percillet me spekulimin e nje riaktivizimi te tij te mundshem ne politike. Sigurisht kjo eshte e drejta e tij dhe ne cdo rast ai nuk do te ishte i pari i rikthyer nga Shtetet e Bashkuara qe do te gjente nje vend ne politiken shqiptare. Por ne ndryshim nga Gert Bogdani apo Rudina Seseri Eduard Selami cliron cuditerisht nje pritshmeri te ngjashme me ate te pretendentit per fronin.
Njesoj si Leka Zogu ne vitin 1997 edhe Eduard Selami ne vitin 2010 nuk e ka per here te pare qe shkel Tiranen. Nuk dime me saktesi se sa here zoti Selami eshte ulur ne Aeroportin e Rinasit qe prej largimit ne vitin 1995 por ne te shkuaren e afert ai eshte vene te pakten edhe nje here tjeter ne vemendje te mediave.
Ne nentor te vitit 2006 ai kishte prere nje bilete vajtje-ardhje per Shtetet e Bashkuara por sado qe shumekush u habit me mediatizimin qe iu be atehere vizites se tij ajo nuk mund te mos kalonte pa u vene re takime me Presidentin e Republikes Moisiu me Kryeministrin Berisha me ministra te rendesishem te kabinetit dhe ndoshta per cudine me te madhe edhe me lidere te opozites. Me nje axhende te tille dhe nje no comment per mediat te stampuar ne vazhdimesi vizita e zotit Selami ne ate kohe ngjau me nje mision mesazheri. Por se cili mund te ishte ky mesazh nese te tille pati vertet kjo nuk u mor vesh kurre.
Deacutejagrave-vu ne 2010-n thuajse e njejta periudhe e vitit me nje ngerc politik ne perspektive te zgjedhjeve lokale me nje kandidature demokrate te paformuluar qarte per Bashkine e Tiranes dhe me nje takim koke me koke ne Presidence. Vetem se ne ndryshim nga viti 2006 kete here njerezit e zotit Selami njoftuan se ai do te fliste. Dhe vertet pas takimit zoti Selami foli por nuk tha asgje. Ose me sakte pasi falenderoi Presidentin Topi per kohen qe i kushtoi konfirmoi se edhe kete here ai do te kthehej ne Shtetet e Bashkuara dhe se mendimin e tij per qeverisjen e deritanishme te Partise Demokratike e kishte formuluar ne nje interviste per VOA-n.
Me nje prononcim te tille pa substance pa lajm dhe pa pozicionim te qarte politik zoti Selami mbetet emigranti me i mediatizuar ne Shqiperi. Edhe VOA nuk heziton ta faktorizoje kohe pas kohe me intervista mbi zhvillimet ne Shqiperi.
Sigurisht ai ka formim intelektual nje te shkuar politike prej protagonisti vetepermbajtje qe perceptohet nga e folura me edukate kurse te jetuarit jashte i japin distancen e nevojshme emocionale per te qene nje analist i mire i zhvillimeve shqiptare. Po ashtu zoti Selami mbetet nje figure qe nuk pati kohe te njollosej nga politika e Tiranes kurse per historine e aktualitetit ai mbetet nje nga aktoret e saj. Zoti Selami mund te krenohet se ne vitin 1990 ai ishte atje te studentet dhe ne themelimin e Partise Demokratike. Ai ishte kryetar i Partise Demokratike derisa e perzune. Shkurt ai eshte dikush i cili nga koha kur merrej me politike ka lene kujtimin e nje njeriu me integritet.
Po ashtu eshte ne te drejten e tij nese beson se mund te jape kontribut te kerkoje ose jo te marre pjese ne garen politike ne Shqiperi. Tek e fundit presupozohet se politika eshte nje gare e hapur ku publiku eshte juri kurse politika e brain gain eshte nje synim i afishuar i qeverise.
Por ne rastin e rikthimit te zotit Selami njesoj si ne ate te pretendentit te fronit ka nje pritshmeri qe shkon pertej fatit te nje individi. Kjo eshte deri-diku e kuptueshme kur behet fjale per te ndryshuar kryekeput regjimin nga republike parlamentare ne monarki kushtetuese. Por nuk mund te pritet nga individi te reformoje sistemin kur atij vete do ti duhet te luaje brenda te njejtes skakiere politike. Kjo do te ishte e pamundur ne cfaredo pozicioni qe mund te vihej si kandidat i mazhorances per zgjedhjet e 8 majit 2011 si trashegimtar i Sali Berishes apo si sfidant i tij ne krye te PD-se apo si nismetar i nje partie te re me te pakenaqurit demokrate.
Vete Edi Rama la te kuptohet se nuk e llogarit fare si kundershtar kete figure te mitizuar te Partise Demokratike kur me nje miresjellje te ftohte pyetjes se cfare mendonte nese do te ishte Eduard Selami kandidati demokrat per Bashkine e Tiranes iu pergjigj Nuk e di ku eshte nuk e di ku rron shpresoj te jete mire.
Ne politike mitizimi i individit dhe pritshmeria qe shkon pertej mundesive te tij permbajne rrezikun e nje renie perfundimtare si ne rastin e Leka Zogut ose te nje pensioni te gjate te detyruar si ky i Eduard Selamit ose futjen ne rresht per nje si ajo e djemve plangprishes te PD-se Imami Ruli Pollo etj.. Por kjo eshte nje perllogaritje qe tek e fundit individi e ben vete. Ajo qe shkakton keqardhje eshte se ende 13 vjet pas vitit te mbrapshte 1997 njerez pa fund mbajne mbi shpatulla fantazmen e shpreses per ndryshim te nje zgjidhje qe duhet te vije nga pertej detit.