E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyrja e statusit, dy anët e Medaljes!

Integrimi Europian eshte instrumenti i vetem i cili siguron paqen ne nje Europe me histori luftrash dhe instrumenti i vetem qe i siguron Europes nje ze dhe nje rol me te strukturuar ne arenen boterore, ne kete kendveshtrim trazirat ne gadishullit Ballkanik kane qene historikisht thember Hakili per Europen e cila tashme me shume se kurre eshte e interesuar dhe e vendosur per zgjidhjen e tyre .

Ne shtyrjen e statusit te Kosoves kemi dy anet e madaljes. Nga njëra ane analiza përkon me atë që, në mënyrë që Serbia të mos futet në kthetrat e radikalëve dhe për të realizuar më lehtë dorëzimin e Mladiçit dhe pavarësinë e Kosovës, solli që diplomacia evropiane te shtyjë për pak kohë zgjidhjen e statusit të Kosovës.Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç i ka shpallur sot para dite zgjedhjet parlamentare për 21 janar të vitit 2007. Boris Tadiç do të pajtohej me pavarësinë e Kosovës, nëse do t’i fitonte zgjedhjet e parakohshme në vendin e tij. Ai, ka kërkuar nga diplomatët ndërkombëtarë që të mbështetet politikisht për të dalë fitues në zgjedhjet në Serbi, që pritet të mbahen ne janar. Dhe, si ‘kompensim’ do të pajtohej me shtetësinë e Kosovës.

-Kjo kërkesë e Tadiçit, është bërë jave më parë, gjatë vizitës së tij në qendrat diplomatike në Evropë, dhe ajo rrjedh nga frika se mund të mposhtet në zgjedhje nga forcat radikale serbe. Ka edhe mjaft analistë politikë të huaj, të cilët kanë vlerësuar se konfirmimi i statusit të Kosovës, para mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi, do të rrezikonte seriozisht fitoren e demokratëve dhe do të mund t’i sillte në pushtet radikalët.

Menjëherë pas kërkesës së fundit të kryeprokurores së Tribunalit të Hagës për krime të luftës, Carla del Ponte, për dorëzimin e Ratko Mladiçit, të dyshuar për gjenocid, Tadiq ka thënë se do ta arrestonte dhe dorëzonte Mladiçin posa t’i fitojë zgjedhjet. Ndërsa deklarata e dytë e tij ka të bëjë drejtpërdrejt me Kosovën. Ai tha se e di që raporti i kryenegociatorit për status, Martti Ahtisaari, do të jetë shumë më afër kërkesës së shqiptarëve për pavarësi, sesa kërkesës së Serbisë për autonomi të zgjeruar.

Mirëpo nga ana tjeter, ekziston frika se një shtyrje e gjatë, apo vetoja ruse në Këshillin e Sigurimit, mund të çojnë në shpalljen e njëanshme të pavarësisë nga ana e Shqiptarëve të Kosovës, kur ne te njejten kohe pavarësia e Kosovës është faktor stabiliteti për të gjithë rajonin dhe ka reflektime pozitive globale.

Rreziku që bart joaktiviteti në planin ndërkombëtar, ndërkaq është edhe më i madh . Shtyrja vetëm do të pengonte shqiptarët që të marrin përgjegjësinë për të ardhmen e vet, do të pengonte zhvillimin, sepse pak firma janë të gatshme të investojnë në zonën pa shtetësi dhe ç'është edhe më keq, mund të provokojë shqiptarët e frustruar të Kosovës që përsëri të përdorin dhunën. Pra konsideroj se sa më herët te zgjidhet statusi i Kosovës, do të ishte e një dobie maksimale politike për liderët e moderuar Shqiptarë të cilëve do t'u sillte një ambient më të mirë për negociatat e ardhshme me Serbët e Kosovës dhe Beogradin.

Me titullin "Kosova nuk mund të presë", në një koment redaksional të gazetës londineze
"Financial Times" theksohet qëndrimi që Kombet e Bashkuara duhet të insistojnë në zgjidhjen e shpejtë të problemit të Kosovës. Mirëpo, imponimi i hershëm i zgjidhjes nuk është pa rrezik: Beogradi mund të rebelojë serbët e Kosovës, të ndërpresë lidhjet e trafikut dhe të nxisë dhunën, që është pak e besueshme. Por në Serbi duhet të kuptojnë se nga e gjithë kjo, dobi eventuale do të kishin vetëm viset me shumicë serbe në veri të Kosovës, ndërkaq bashkësitë serbe në jug do të përballeshin me izolimin nëse jo, ndoshta me diçka më të keqe.

Megjithese për një gjë jemi fare të sigurt, që procesit të përcaktimit të statusit të Kosovës po i afrohet fundi dhe nga kulisa të ndryshme dëgjohen edhe interpretime të ndryshme për fundin e kësaj epoke vuajtjesh, që nuk është asgjë tjetër vec se fund i një procesi. Nga këndvështrimi i një qytetari të ftohtë shqipfolës, mund të thuhet se Kosova është në një stad zhvillimi ku janë krijuar kushtet që të kërkohen ato të drejta që kanë të bëjnë me një kompleks zhvillimor të realitetit kosovar siç është nataliteti, mortaliteti, lëvizjet demografike si të shqiptarëve ashtu edhe serbëve, politikat antishqiptare nga Beogradi zyrtar dhe mospërfillja e një populli që gradualisht po arsimohej ndërsa nuk po lejonte asimilimin e tij.

Duke e thjeshtezuar idene dhenia e statusit te Kosoves ne terma positive ndaj saj do te ishte thjesht nje larje borzhi qe Europa kishte ndaj padrejtesive qe ju bene Shqipetareve duke iu referuar viteve 1912 duke i lene ata ne harrese. “ Solidariteti “ Europian dhe fryma e Mastrihtit provuan te ishin preferenciale ne efektivitetin e tyre. Ne gjysmen e pare te viteve 90 ata e perqendruan vemendjen tek lufta ne B&H dhe as qe u pergatiten qe te ti jepnin nje rrugezgjidhje realiste edhe Ceshtjes se Kosoves.Megjithate koha erdhi edhe 1 muaj na ndan pas nje pritje te gjate .

Konfliktet rajonale ende po i harxhojnë komunitetit nderkombetare shumë kohë, energji dhe shpenzime, a nuk do të ishte ne interes te tyre që serbët të heqin duart nga Kosova dhe të përqëndrohen në të ardhmen e tyre evropiane. Statusi i Kosoves tashme nuk eshte vetem nje process Europian por është një proces me permasa Globale.

*Pedagoge e Shkencave Politike ne Universitetin e Tiranes

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›