E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhen dy nëndegë të PDK-së

(E plotësuar) Edhe nëndega e PDK-së e fshatit Astrazup ka njoftuar për shuarjen e aktivitetit të saj.

“Nëndega e PDK-së në fshatin Astrazup në mbledhjen e mbajtur me datë 21.08.2013, pas shqyrtimit dhe analizes së situatës së krijuar politike në Malishevë, mori këtë vendim me shumicën e kësaj kryesie dhe të kryesisë së rinisë së PDK-së së kësaj nëndege: ta shuajë aktivitetin e kësaj nëndege dhe ta vazhdojë aktivitetin e sajë me Iniciativen Qytetare për Malishevën”, thuhet në komunikatën e nënshkruar nga ish Kryetari i nëndeges së PDK-së Ahmet Morina dhe ush Kryetari RDK-së Halil Morina

---

Nëndega e PDK-së në fshatin Banjë të Malishevës ka njoftuar për shuarjen e saj si nëndegë e këtij subjekti.

“Nëndega e fshatit Banjë nga Komuna e Malishevës në mbledhjen e mbajtur me shumicën e anëtarëve të kesaj kryesie me datë 21.08.2013,pas shqyrtimit dhe analizimit të situatës së krijuar politike,mori këtë vendim: 1. Shuarjen e aktivitetit politik te PDK-së ne Banjë dhe 2. Vazhdimin e aktivitetit ne Iniciativën Qytetare për Malishevën”, thuhet në njoftimin e kësaj nëndege ku nënshkruhen si nëndegë.

Ata poashtu i janë drejtuar kryetarit të komunës duke i thënë se kjo nëndegë është e madhe.

“I rikujtojmë Kryetarit Isni Kilaj se ky fshat i ka rreth 3000 vota, e nuk është parti "mahallash" siç ka deklaruar ai para mediave”, përfundon komunikata.

Dje anëtarë të kryesisë së PDK-së në Malishevë kishin njoftuar për formimin e një subjekti të ri politik./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›