Marotta: Arsenalit dhe të tjerëve, harrojeni Pogban

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Xhiuzepe Marota, ka lëshuar një paralajmërim për klubet që kanë shfaqur interesim mbi francezin bardhezi, Pol Pogba.
Ai ka kërkuar nga të gjithë që t’i mbajnë larg duart nga Pogba, mes njoftimeve se ndërkombëtari francez mund të lëvizte këtë verë. Arsenali dhe Real Madridi janë përfolur të jenë të interesuar për ish-lojtarin e Mancester UTD, por kampionët e Seria A e kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend të marrin në konsideratë asnjë ofertë për 20-vjeçarin. “Harrojeni Pogbanë, – tha Marota për “Tuttosport”. – Nuk kemi ndërmend të të dëgjojmë e marrim në konsideratë asnjë ofertë që mund të mbërrijë për mesfushorin tonë.”
Pogba u bashkua me Juventusin nga Manchester UTD si një transferim i lirë në verën e vitit 2012 dhe që atëherë është zhvilluar në një lojtar integral i ekipit të parë nga Torino, duke bërë 37 paraqitje me bardhezinjtë në sezonin e fundit. Mesfushori, i cili ishte kapiten i U-20 të Francës, që fitoi Kupën e Botës së kësaj grup-moshe këtë verë, ka një kontratë me skuadrën e Antonio Kontes deri në verën e vitit 2016./indeksonline/