E Diel, 1 Nëntor 2026

Shuhet Ernesto Sabato, shkrimtar arbëresh. Topi: Ishte mbështetës i shqiptarëve

Është shuar sot në moshën 99 vjeçare shkrimtari i njohur argjentinas me origjinë arbëreshe, Ernesto Sabato. Ai kishte fituar disa nga çmimet më prestigjioze në mbarë botën letrare dhe kishte mjaft ndikim në literaturën e Amerikës Latine. Ai vdiq dy muaj përpara se të mbushte 100 vjeç në Argjentinë.

Presidenti i Republikës Bamir Topi, pasi mori vesh lajmin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit të shquar Ernesto Sabato, shprehu hidhërimin për këtë humbje duke kujtuar edhe lidhjen e veçantë të Sabatos me Shqipërinë.

“Me hidhërim të madh mora lajmin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit dhe personalitetit të shquar argjentinas Ernesto Sabato, i cili mban dekoratën e lartë të shtetit shqiptar, Nder i Kombit. Sabato gjithnjë e theksoi lidhjen e tij të gjakut me vendin tonë, ai ishte admirues dhe mbështetës i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Humbja e tij është një humbje e madhe për kulturën botërore, si një nga zërat më të fuqishëm të letërsisë së shekullit XX. Ai përfaqëson një intelektual jokonformist, një personalitet me angazhim të njohur në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, një simbol në rezistencën kundër çdo forme të autoritarizmit. Në këto momente të hidhërimit të thellë, sjellim në mendje vizitën e tij në Tiranë më 1996, takimet e tij të paharruara me intelektualët dhe shkrimtarë shqiptarë, si dhe fjalën e tij emocionuese për origjinën e tij të largët shqiptare, në ceremoninë e marrjes së dekoratës së lartë, Nder i Kombit”, thuhet më tej në deklaratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›