E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisha: Basha, certifikatat e pronësisë deri më 15 nëntor

TIRANË- Kandidati i Aleancës për qytetarin për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka përsëritur angazhimin për zhbllokimin e hipotekave dhe pajisjen e qytetarëve me certifikatat e pronësisë brenda datës 15 nëntor.

Pas deklaratës së bashkisë, që e ka quajtur një premtim të tillë vetëm një mashtrim elektoral, ka reaguar zëdhënësja e fushatës, Anila Bisha, e cila e ka quajtur atë një premtim që do të mbahet.

Basha është ndryshe. Ai brenda 6 mujorit do të pajisë me hipoteka qytetarët që jetojnë në apartamente dhe nuk kanë certifikatat e pronësisë. Basha siguron se deri me 15 nëntor të këtij viti do të pajisë me certifikatën e pronësisë gjithë ata që nuk kanë hipotekë- tha Bisha.

Sipas saj, fajtor për situatën aktuale është Bashkia e Tiranës, dhe kreu i saj, Edi Rama që nuk kanë përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›