E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu:"Aleanca per Qytetarin", për të zgjidhur problemet

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim elektoral në njësinë bashkiake numër katër në kryeqytet, ku ka deklaruar mbështetjen e kandidatit të “Aleancës për qytetarin” Hysen Xhura. Gjatë fjalës së tij para simpatizantëve republikanë, Fatmir Mediu tha se Bashkia e Tiranës nuk ka treguar kujdes për projektet që duheshin realizuar në këtë njësi.

Për këtë arsye ka thënë Mediu, "Aleanca per Qytetarin" është në këtë fushatë, për të zgjidhur problemet e çdo qytetari.
 

Pas takimit me banoret e njësisë numër katër në Tiranë, kryetari i PR-së, zhvilloi edhe nje takim me të rinj dhe të reja, simpatizantë të PR-së nga kryeqyteti, por edhe studentë në Tiranë. Gjatë këtyre takimeve, kreu republikan u ka kujtuar të rinjve se 8 maji është një moment pergjegjësie, dhe për këtë ai i ftoi ata që të shkojnë në kutitë e votimit për të zgjedhur modelin e ri të qeverisjes së Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›