Shuhet Leka Zogu, varrimi me uniformë ushtarake. Detajet e ceremonisë
Pas më shumë se dy javësh i shtruar në spital, ndërroi jetë dje në moshën 72-vjeçare pretendenti për fronin mbretëror, Leka Zogu i Parë.
Nga sa pohuan mjekët, ai nuk ka mundur ti mbijetojë arrestit kardiak (infarkt), i dyti brenda pesë ditësh. Ka qenë gjatë gjithë kohës i vetëdijshëm deri në momentin kur pësoi fibrilacionin arterial, i cili më pas e çoi në arrest kardiak, konfirmuan bluzat e bardha. Gati dy orë pas vdekjes, zëdhënësi i familjes mbretërore, me anë të një deklarate për mediat, konfirmoi lajmin. Sot, në orën 08:45, në klinikën e neurologjisë ka pushuar zemra e naltmadhënisë Leka Zogu I. Naltmadhënia pushoi së marri frymë nga vuajtja e zemrës dhe mushkërive, tha përfaqësuesi i oborrit mbretëror, Sulejman Gjana. Sipas tij, të premten, më 25 nëntor, Leka Zogu pësoi arrest kardiak dhe funksioni i zemrës ishte i pamjaftueshëm për të mbajtur në punë organet jetësore. Prej disa ditësh mbreti jetonte nëpërmjet intubimimit. Falënderojmë mjekët për shërbimin e specializuar. Familja mbretërore ngushëllon popullin shqiptar për humbjen e mbretit legjitim, tha Gjana. Ndërkaq, burime nga stafi i mjekëve pohuan se ditët e fundit, një pjesë e organeve të Leka Zogut kishin dalë tërësisht jashtë funksionit. Të paktën pesë ditët e fundit gjendja shëndetësore ka qenë mjaft e rëndë, mund të themi në kufijtë e rrezikut për jetën, thanë mjekët.
PESËMBËDHJETË DITË NË SPITAL Për më shumë se dy javë pretendenti për fronin mbretëror, Leka Zogu I, ka qëndruar i shtruar në reanimacionin e shërbimit të neurokirurgjisë në spitalin Nënë Tereza. Ai është sjellë pasditen e datës 15 nëntor me urgjencë pasi shfaqi vështirësi në frymëmarrje. Leka Zogu është mjekuar për vuajtje mitisistemike të organizmit, ku mbizotëronin zemra dhe mushkëritë. Jo pa qëllim u zgjodh reanimacioni i neurokirurgjisë për të trajtuar pretendentin e fronit mbretëror, pasi shefi i këtij shërbimi, Mentor Petrela, mësohet se ka qenë mjeku personal i Leka Zogut për vite me radhë. Tri ditë pas shtrimit, Petrela, gjatë një prononcimi për mediat, sqaroi diagnozën. Sipas Petrelës, ai vuante në mënyrë kronike nga dëmtime të disa organeve, të cilat për shkak të moshës janë përkeqësuar në funksionimin e tyre. Bëhet fjalë për një sëmundje që quhet multisistemike, që do të thotë se janë disa sisteme, të cilat janë të interesuara (të prekura) dhe që kanë sjellë një vuajtje, deklaroi dy javë më parë Mentor Petrela. Ai nuk ka qenë i pranishëm në momentin kur Leka zogu ka dhënë shpirt, për shkak të një udhëtimi jashtë vendit.
PËRMIRËSIMI I PËRKOHSHËM Një javë pas shtrimit mjekët u shprehën optimistë për gjendjen shëndetësore të pretendentit të fronit mbretëror, pasi pati përmirësime. Është i vetëdijshëm dhe shfaq një stabilizim të gjendjes shëndetësore. Por rreziku për jetën mbetet, tha Mentor Petrela më 20 nëntor. Shpresat e stafit të mjekëve nisën të zbehen pak ditë më pas, kur pretendenti për fronin mbretëror nisi të përkeqësohej sërish deri kur më 25 nëntor ai kaloi infarktin e parë. U mbajt disa orë në intubim me oksigjen dhe kujtuam se e humbëm. Por u kthye sërish në jetë. Që prej asaj dite gjendja shëndetësore ka qenë e rëndë, por u përkeqësua më shumë pas ditës së hënë, pohuan burime nga stafi i mjekëve. Sipas tyre, në të tilla raste përmirësimi i shëndetit ndodh për periudha të shkurtra kohore. Prandaj nuk mund të flitet me siguri. Edhe vetë pacienti duket sikur po e kalon sëmundjen, por në fakt janë diagnoza që përgjithësisht çojnë në humbje të jetës, thanë mjekët. Përgjatë gjithë kohës në reanimacion pretendentit për fronin mbretëror i kanë qëndruar pranë familjarët e tij dhe të gjithë dashamirësit e përfaqësuesit e Partisë Lëvizja e Legalitetit. I biri, Princi Leka, së bashku me bashkëshorten, janë lejuar të qëndrojnë brenda ambienteve të reanimacionit. Burime nga spitali pohuan se ata janë parë duke dalë nga spitali të përlotur. Princi Leka me bashkëshorten ishin të dy të veshur me të zeza dhe shoqëruan trupin gjatë transportit për në morg, thanë burime nga stafi i mjekëve.
STAFI I MJEKËVE
Një staf i specializuar mjekësh dhe infermierësh i ka ofruar asistencë mjekësore për 15 ditë me radhë pretendentit për fronin mbretëror, Leka Zogu I. Nga sa konfirmoi Drejtoria e QSUT-së, në dispozicion të tij kanë qenë 12 infermierë dhe 5 mjekë, të cilët i kanë qëndruar gjatë gjithë kohës te koka. Shefi i shërbimit të neurokirurgjisë, Mentor Petrela, ka ndjekur Leka Zogun prej vitesh. Kjo ishte dhe arsyeja pse ai u shtrua në reanimacionin e neurokirugjisë. Por dy ditët e fundit mësohet se Petrela nuk ka qenë në Shqipëri.
VASILI: ËSHTË NDJEKUR NË MËNYRË INTENSIVE
Familjen mbretërore e ngushëlloi dje edhe ministri Vasili për humbjen e trashëgimtarit të fronit, princ Leka Zogu I. Ndarja nga jeta e trashëgimtarit të fronit, Leka Zogu I, është një humbje e madhe. Është një moment i dhimbshëm për të gjithë, familjen, popullin dhe ekipin e mjekëve e infermierëve që me shumë përkushtim u kujdesën për shëndetin e trashëgimtarit të fronit, u shpreh ministri i Shëndetësisë nga ambientet e neurokirurgjisë, në orët e para të mëngjesit.
Familjarët: U përlot e kërkoi një flamur për festën e Pavarësisë
Përlotje dhe një flamur për datën 28 Nëntor. Festa e pavarësisë e gjeti në spital pretendentin për fronin mbretëror. Nga sa na konfirmuan familjarët e tij, që në mëngjes herët, pasi ka pyetur për datën, Leka Zogu është përlotur dhe ka kërkuar ti sjellin një flamur që ta vendoste pranë dritares së dhomës. Uroi festën dhe kërkoi ti sillnin një flamur kuqezi, thanë familjarët. Kjo ka qenë një nga dëshirat e fundit të pretendentit për fronin mbretëror. Po kështu, nga sa ka pohuar drejtori i QSUT-së, Samir Ivziku, mesditën e datës 29 Nëntor Leka Zogu ishte i vetëdijshëm dhe ka komunikuar me të për gjendjen shëndetësore. Shkëmbyem disa fjali dhe mbreti, pavarësisht se me frymëmarrje artificiale, arrinte të fliste normalisht, është shprehur Ivziku. Burime nga stafi i mjekëve pohuan se pretendenti për fronin mbretëror nuk ka rënë për asnjë çast në koma.
Trupi, tri ditë në morg, tërhiqet të shtunën
Homazhet zyrtare do ti bëhen të shtunën në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, por deri atëherë, për tri ditë me radhë, trupi i pretendentit për fronin shqiptar, Leka Zogu I, do të qëndrojë në morgun e Tiranës. Familjarët kanë rënë dakord me këtë fakt për shkak të frikës së dekompozimit të trupit, ndërsa deri nesër në orën 09:00 ende nuk dihet asgjë e saktë për detajet e ceremonisë dhe varrimit. Paraprakisht ka dalë një njoftim për shtyp nga Kryeministria, por nga oborri mbretëror na thonë se nesër (sot) në orën 09:00 do të ketë një takim në nivel qeveritar, ku ne do të kemi një përfaqësues të familjes mbretërore për të parashtruar kërkesat tona për nderimet e fundit të Naltamadhnisë së tij, Leka Zogu I. Deri atëherë, nuk mund të themi asgjë konkrete. Sa i përket protokollit mbretëror lidhur me ditët se sa mund të rrijë një monark pa u varrosur, nga rezidenca mbretërore na bëjnë të ditur se nuk ka një rregull, një përcaktim të saktë mes kohës së vdekjes së një mbreti dhe varrimit të tij. Funerali varet vetëm nga përgatitjet, në mënyrë që ato të jenë të një nivel