FSHF fsheh krizën, trajneri vonon për shkak të parave
TIRANE- Nëse kreu i Federatës Armand Duka do të kishte mbajtur premtimin, atëherë kombëtarja shqiptare do të kishte trajnerin e saj prej të paktën një muaji. Por, deklarata e bërë prej tij përpara të gjitha mediave, tashmë duket një kujtim i largët. Shqipëria vazhdon të jetë pa trajner të ekipit kombëtar dhe gjithçka duket se lidhet me problemet financiare që ka në këto momente Federata Shqiptare e Futbollit. Ideja për të ndërtuar një stadium të ri, të ardhurat e pakta nga e drejta televizive, por edhe shpenzimet e mëdha që janë bërë për zyrat e reja apo për gjobat e vendosura nga UEFA, kanë bërë që financat e FSHF-së të mos jenë ato të viteve të shkuara.
Nën zë, punonjës të këtij institucioni pranojnë se tashmë nuk ka më aq shumë para edhe për udhëtime apo për grumbullimet jashtë vendit, ndërsa çështja e trajnerit të kombëtares duket si e pamendueshme në një situatë të tillë. "Presidenti Duka ka një listë të gjatë dhe është duke zhvilluar takime me të gjithë, për të bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme", thotë sekretari i përgjithshëm Eduard Prodani për "GSH". Në të vërtetë, takimet e deritanishme nuk kanë sjellë asgjë produktive dhe kjo për faktin se teknikët që janë kontaktuar ose nuk kanë qenë dakord me disa kërkesa të Federatës (siç është përshembull kalimi i një kohe të gjatë në Tiranë), ose kanë patur kërkesa shumë të larta financiare. Dy ditë më parë, mediat italiane kanë publikuar emrat e dy teknikëve, Mario Bereta e Xhani De Biazi, të cilët janë kandidatë për pankinën e Shqipërisë. Gjithçka mbetet një mister, pasi bisedimet i ka bërë vetë Duka, por është e qartë se kërkesat ekonomike të teknikëve italianë janë disi më të larta. Ndërkohë, në FSHF bëjnë të ditur se trajneri i ri mund të zgjidhet disi më vonë nga ç'ishte menduar, ndoshta në fillim të vitit të ardhshëm, kur të jenë bërë edhe planifikimet e buxhetit. "Do të zgjedhim brenda javës", deklaroi një muaj më parë Duka, një premtim që mbeti në harresë për shkak të refuzimit të bërë nga Besnik Hasi. Më pas, emra si Matjazh Kek, Katanec apo gjermani Këstner, i kanë thënë "jo" me radhë pankinës kuqezi.
Gjithçka të çon tek oferta e ulët financiare edhe pse një pjesë e këtyre trajnerëve tashmë janë të papunë. "Mendohet që të ardhurat nga shitja e të drejtës televizive të mos i kalojnë 1.7 apo 1.8 milionë eurot", kanë sqaruar zyrtarët e FSHF në momentin e hedhjes së shortit. Një shifër, që edhe pse mund të duket e lartë, është tre herë më e ulët se ajo e edicionit të fundit, kur kombëtarja shqiptare ishte në një grup me Francën dhe përfitoi rreth 5 milionë euro. Edhe pse FSHF ka disa burime financiare, e drejta televizive mbetet kryesorja. Ndërsa të ardhurat nga biletat do të shkojnë në minimumet historike, nëse "Qemal Stafa" prishet për t'u bërë stadiumi i ri.
(m.a/ata/BalkanWeb)