E Diel, 1 Nëntor 2026

Tingujt e muzikes se Tonin Harapit ne Cetine Nga As. Prof. Nestor Kraja

Me ftese te Fakultetit te Muzikes ne Cetine, ish kryeqyteti mbreteror i Malit te Zi, pianistja dhe pedagogia e Universitetit te Arteve Silvana Skenderi dha nje koncert recital i cili u ndoq me kersheri nga publiku vendas. Cetina, nje qytet i paster dhe karakteristik per stilin e ndertesave te ulta dhe te bukura, e priti pianisten tone ne sallen e Teatrit mbreterore me emrin "Zetski Dom". Salla e koncertit e cila perben nje nga 5 institucionet e rendesishme te ketij qyteti te vogel por me nje kulture te spikatur (se bashku me Pallatin Presidencial, Ministrine e Kultures, Muzeun nacional, Manastirin e Cetinies etj.) ishte nje teater i stilit klasik me rreth 200 vende por qe te binin ne sy llozhat e dekoruara me shije.

Koncerti filloi me tingujt e menduar dhe plot linja te harmonizuara ne nje polifonie te mrekullueshme te Partites Nr 1 te kompozitorit Gjerman Johan Sebastian Bah te cilat u ndoqen me vemendje per kontrastin e vendosjes se numrave, per karakterin dhe pastertine e lojes se Pianistes sone. Ne kete veper pianistja Silvana Skenderi shpalosi artin e saj ne ndarjen e nenvizimin e linjave polifonike dhe respektimin e hierarkise se tyre brenda stofit polifonik te vepres. Sonata e J. Haydn-it ishte vepra e dyte e madhe e pianistes sone e cila ravijezoi ne te tekniken dhe shkathtesine e artikulimit te temave, bukurine e ornamenteve delikate dhe karakteristike te vepres, sidomos ne kohen e dyte te saj dhe se fundi karakterin e pergjithshem te ketij kompozitori te quajtur babai i sinfonise dhe i sonates klasike. Deri ne keto momente, cdo tingull ishte i harmonizuar me se miri me linjat e asaj salle te vogel por te mrekullueshme mbreterore. Me tej ne program u shfaqen 5 miniatura te kompozitorit shqiptar Tonin Harapi te cilat terhoqen edhe me spektatoret. Melodite e ngrohta, harmonia karakteristike dhe forca e tyre komunikuese shperndau ne salle nje ndjesi dashurie dhe ciltersie e cila u vleresua dhe u duartrokit nga publiku. Keto tinguj u krijuan nga kompozitori yne qe megjithese lindi shume afer Malit te Zi nuk arriti ta vizitonte asnjehere dhe ndoshta ishte hera e pare qe publiku malazez kishte rastin ti shijonte. Valsi per piano dhe vecanerisht Ramanca e Harapit qe u ekzekutuan me pas shfaqen zhdervjelltesine dhe sensibilitetin e pianistes shqiptare e cila percolli gjithashtu edhe temperamentin dhe kantilenen e kompozimeve tona te Harapit. Ne fund programi u mbyll me Arabesken e kompozitorit francez Klod Debysi, veper e shkruar ne fund te shek 19 e cila paraqet nje stil te zhvilluar muzikor qe i perket muzikes impresioniste franceze dhe qe mbeti stili perfaqesues te ketij autori.

Mendimi i muzikanteve prezent ne salle per lojen e Silvana Skenderit ishte vleresues: nje qendisje tantelle- u shprehen disa; ndjeshmeri e larte dhe force komunikimi - dikush tjeter. Pas koncertit mesuam se ne kete salle kishin luajtur instrumentiste te shquar nga gjithe bota muzikore si p.sh. violinisti Nigel Kennedy, Violinisti Mikhail Bereznitskij, pianistet Aleksej Molcanov, Polina Osetinskaja etj. Ne Cetine zhvillohet gjithashtu edhe nje Festival veror ne te cilin ftohen mjaft instrumentiste me emer dhe formacione te ndryshme nga e gjithe bota. Ky koncert i pianistes Silvana Skenderi shpresojme te hape edhe me tej rrugen e kontakteve artistike me Malin e Zi si njohje dha qarkullim i vlerave te vendeve tona kufitare.

K

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›