E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani gjen golin në Kupën e Italisë

TIRANE- Erjon Bogdani ka realizuar golin e parë për Çezenën, në sfidën e zhvilluar dje ndaj Gubios në Kupën e Italisë. Sulmuesi kuqezi ka realizuar
në minutën e 11-të me penallti, duke kaluar ekipin e Arrigonit në avantazh. Ndeshja e ka konfirmuar atë si lojtarin më në formë të sulmit të Çezenës, ndonëse tekniku i kësaj skuadre vazhdon të zgjedhë për arsye më shumë taktike, sulmuesin Malonga.

Në ndeshjen e djeshme, Çezena fitoi 3-0 dhe kaloi në turin tjetër. Bogdani ndërkohë u nxorr nga fusha në minutën e 73-të, për t'i lënë vend të riut Renela. Ndërkaq, ka rezultuar i suksesshëm rikthimi i Samir Ujkanit në portën e Novarës. Portieri shqiptar luajti për 120 minuta në ndeshjen ndaj Parmës në Kupë dhe nuk hasi asnjë problem, ndonëse ishte me një maskë në fytyrë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›