Haxhinasto: Shqiperia eshte nje vend demokratik
Nje dite pare mbledhjes se Ministrave te Jashtem te Bashkimit Evropian, ku do te diskutohet per situaten ne Shqiperi, Zevendeskryeministri dhe Ministri i Jashtem, Edmond Haxhinasto, deklaroi se mjetet qe perdor opozita nuk u sherbejne qellimeve politike. Ne nje prononcim dhene dje per agjencine e lajmeve italiane "Ansa", duke bere nje apel per diplomatet e BE, Haxhinasto theksoi se Shqiperia ka institucione te konsoliduara demokratike. "Shqiperia eshte nje vend demokratik, qe ka institucione te konsoliduara, eshte nje sistem ne te cilin metodat qe po perdor opozita nuk mund te jene ne sherbim te qellimeve politike", deklaroi Haxhinasto. Kreu i diplomacise shqiptare, shprehet se ngjarjet e ndodhura ne daten 21 janar ne Tirane, do te hetohet dhe trajtohen sipas ligjeve te vendit, duke garantuar gatishmerine e mazhorances per t'i shkuar deri ne fund ketij procesi. "Institucionet shqiptare jane te gatshme, qe se bashku me partneret nderkombetare, te realizojne nje hetim te thelle ne lidhje me organizatoret dhe autoret e dhunes dhe te vdekjes se vdekjes se tre demonstruesve", u shpreh Haxhinasto. Ne lidhje me hetimin, Ministri i Jashtem, permend edhe faktin se per te arritur nje rezultat sa me objektiv, qeveria shqiptare ka pranuar qe te marre nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes edhe asistence teknike ne lidhje me hetimin per ngjarjet ne bulevardin "Deshmoret e Kombit". Duke u ndalur ne takimin e sotem te Ministrave te Jashtem te Bashkimit Evropian, Haxhinasto thekson se mazhoranca aktuale eshte e gatshme te arrije standardet e kerkuara ne 12 prioritet qe Brukseli ka vene per procesin e integrimit te Shqiperise. Por, nga ana tjeter, kreu i diplomacise shqiptare theksoi se procesi i integrimit dhe reformave eshte i lidhur ngushte me klimen politike dhe me bashkepunimin e opozites. Ai shprehet, se keto reforma mund te realizohen "me bashkepunimin politik te opozites per nje proces legjislativ normal dhe me pjesemarrjen ne Kuvend gjate votimit te ligjeve qe kerkojne nje mazhorances te cilesuar".