Shkrimtari si performues
Ne historine qe dua te tregoj tre shkrimtare bullgare ftohen ne nje lexim letrar ne qytetin e vogel anglez me arkitekture te degjuar emri i veshtire i te cilit kur shqiptohet fillon me D. Perkthyesi ne menyre misterioze zhduket se bashku me tekstet qe kishte pergatitur per aktivitetin. Asnjeri prej te treve nuk e flet mire anglisht qe te munde ta perktheje vete vepren e tij por edhe koha eshte shume e shkurter. Ne perimetrin prej 200 miljesh nuk ekziston askush qe te kuptoje bullgarisht. Qellimi i fteses se shkrimtareve bullgare nuk eshte shume i qarte. Mund te thuhet se ajo vjen ne kuadrin e njefare programi lokal apo europian qe sjell diversitet ne jeten kulturore te qytetit. Mungesa e perkthyesit rrezikon te demtoje nismen artistike. Kjo ne vecanti shqeteson anetaret e bashkise te qytetit te cilet kane votuar nje shume te konsiderueshme nga buxheti i bashkise per kete aktivitet. Pas nje debati te shkurter por te dobishem arrihet ne nje zgjidhje e cila perfaqeson nje precedent origjinal ne praktiken e leximeve letrare. Te tre shkrimtaret njoftohen se ata duhet te interpretojne pa fjale veprat e tyre ne skenen e teatrit te qytetit. Ne te kundert mbeshtetja financiare e tyre do te terhiqet dhe ata do te duhet te mbulojne nga xhepi i tyre te gjitha shpenzimet qe lidhen me qendrimin e tyre ne D. Karakteri ultimativ i ketij propozimi i shokon thellesisht mysafiret nga Bullgaria. Brenda vendlindjes se tyre te tre shkrimtaret jane autore te konfirmuar me vleresime si nga kritika ashtu edhe nga lexuesi. Te tre kane fansa te zjarrte edhe pse nga shtresa dhe grupmosha te ndryshme shoqerore. E gjithe kjo natyrisht qe nuk u sjell kushedi se cfare stabiliteti ekonomik por te pakten i ngushellon se ata i perkasin elites intelektuale te kombit. Dhe tani krejt papritur- nje poshterim i tille Nuk flitet ketu aq per prezantimin e tyre si palaco perpara turmes se burgerve- faqekuqe nje mundesi e tille pothuaj nuk diskutohet fare sesa per lejimin nga ana e autoriteteve vendore te nje shfaqjeje te tille. Ketu qendron edhe vete thelbi i talljes.
Mendimet e tre shkrimtareve jane pushtuar nga teori te mundshme konspirative. Mos ndoshta kjo eshte nje forme perverse dhe e rafinuar argetimi qe fshihet pas pamjes se jashtme te qytetareve te sjellshem te qytetit te begate U sqarua se asnjeri nga te tre nuk e njihte personalisht njeriun prezantuar si perkthyes i tyre enigmatiku mister Berg. Kontaktet me te jane mbajtur vetem ne nivel elektronik. A ekziston ai vertet Nese po a e njeh ai vertet bullgarishten Fakti qe e gjithe korrespondenca eshte mbajtur ne anglisht dicka te cilen ata e kane pranuar si te natyrshme duke pasur parasysh rolin paresor te kesaj gjuhe ne bote papritur merr permasa shqetesuese. A eshte e mundur qe mister Berg apo njeriu qe fshihet pas ketij emri te jete vetem nje sharlatan qe ka kapur njefare granti te lodhur per zhvillimin e shumellojshmerise kulturore ne kontinentin e vjeter apo dicka e ketille e perafert. U vjen keq per naivitetin e tyre pergjithesisht. Ne te njejten kohe tentojne te lidhen me ambasaden bullgare ne Londer por i pret vetem nje regjistrim i ftohte mekanik me informacionin per sistemin e vizave.
Fyerja dhe jo te fundit per nga rendesia mundesite e kufizuara financiare i shtyjne ne te vetmen rrugedalje te mundshme. Mbledhin ne menyre te rrufeshme bagazhin dhe largohen nga hoteli ndersa perpiqen te mos vene re shprehjet ironike ne fytyrat e personelit shop - kipereve dhe kalimtaret e pakte ndersa terheqin valixhet e tyre te lira ne rruget me peizazh mesjetar. Llogarisin se parate do tu dalin te pakten sa per te arritur ne Londer me hekurudhat teper te shtrenjta britanike pastaj prej andej-nga te fryje era. Ne rruge e siper njeri nga shkrimtaret i cili rastesisht eshte edhe autor i ketyre rreshtave mberthehet nga dyshimi. Mos ndoshta dikush seriozisht ka pritur qe ata te bien preacute e kesaj talljeje Ne propozimin monstruoz absurd duket sikur paraprakisht ishte menduar edhe refuzimi. Mos valle ky eshte vetem pretekst per autoritetet vendore qe te heqin dore nga angazhimi i tyre Dyshimi fillon e rritet dhe pak nga pak i kthehet ne bindje dhe vetem ne castin para blerjes se biletes se trenit njofton koleget se ka vendosur te qendroje dhe te prezantoje tekstet e tij brenda mundesive me gjuhen e trupit dhe te gjesteve. Zgjidhja eshte krejtesisht personale dhe nuk i angazhon te tjeret. Ai u lutet vetem te qendrojne ne publik per ti dhene kuraje. Ai njofton keshilltarin bashkiak i cili i ka ndjekur pa nderprerje nga hoteli deri te stacioni duke u fshehur pas qosheve dhe e informon se njeri prej tyre do te interpretoje me kushtin qe keshilli bashkiak te mbuloje financiarisht qendrimin e te treve sipas marreveshjes se fillimit. Ndersa shkrimtaret diskutojne ende ne stacion keshilltari kthehet me nje fryme dhe i njofton se autoritetet vendore e kane pranuar kushtin. Shkrimtari veshur me nje triko te zeze del ne skene me nje paruke te shekullit te 17-te dhe nje fund me pende struci. Salla eshte e tejmbushur sikur i tere qyteti eshte derdhur ne shfaqje. Fillimisht nje ngerdheshje e mbytur. Koleget e ndjekin ne rreshtin e pare duke mos ditur ku te futen nga turpi por gjithsesi gjejne forca te duartrokasin edhe pse vaket. Shkrimtari ben levizjet e para. Ngre doren lart dhe rrotullohet. Ngerdheshja kthehet ne gajasje te hapur. Asnjehere deri me sot nuk e ka bere kete. ... I privuar nga gjuha si i verbri nga shikimi dhe njeriu ne karroce nga kembet ai perpiqet te kompensoje deri-diku mungesen me gjeste por shpejt e kupton se pikerisht kjo e ben gjynahqar. Atehere mbeshtillet si top dhe fillon te nxjerre tinguj derisa i derdh te gjitha fjalet nga trupi i tij. Perseri drejtohet ngre doren lart dhe rrotullohet. Sepse ky eshte nje rrotullim i ndryshem. Te gjithe presin se cfare do te ndodhe me tej sikur kane kaperdire fletet e nje romani te trashe me nje titull premtues. Tani ai leviz pa u kujdesur te perktheje fjalet e gjuhes se trupit. Levizjet e tij nuk ilustrojne asgje. Dalin nga vetja per tu kthyer serish brenda vetes. Asnjehere me pare nuk ka treguar me kaq liri nuk i ka pare kaq te qarta historite personale - si nje litar i tendosur mes dy brigjeve ku duhet te kaloje.
Dhe ai ecen...Publiku turperohet. I gjithe spektakli menjehere eshte bere i padurueshem. Mjafton me kaq- fluturojne thirrjet. Autori i ketyre rreshtave vazhdon te levize. Levizje te veshtira levizje te kota. Tundet vendit me krahe me berryl me pellembe me gishtat e kembeve. Zgjatje kthime mbledhje gjunjezime ecje fluturime. Asnjehere nuk ka mberritur kaq larg kurre nuk ka qene kaq i hapur sesa perpara ketyre njerezve te panjohur me keto poza krejtesisht te pazakonshme. Dhe ja ku ne fund te gjithe shperthejne ne te qara ne ikje e siper ngasherehen me kryetarin ne krye te nderuarin Beresford Elis dhe pese vajzat e tij. Shkrimtaret kthehen ne hotelin e tyre si fitimtare morale dhe fizike dhe gostiten me specialitetin e vendit pigs-trotter jelly sherbyer ne takeme argjendi. Mengjesin tjeter te gjithe banoret e qytetit vendosin se duhet te mesojne gjuhen bullgare.